杏MAP导航

K?rko

2024.11.30 Membri della "Hidden Christians Research Association" (Giappone) 2024.11.30 Membri della "Hidden Christians Research Association" (Giappone)

Fran?esku kujton t? vuajturit nga “frutet e hidhura” t? luft?s e t? persekutimit

Fran?esku pret n? audienc? an?tar?t e "Shoqat?s s? K?rkimeve t? Krishter?ve t? Fshehur", shtegtar? nga Japonia - n? Rom?. Angazhimi p?r t? mbrojtur vendet e fshehura t? krishtera t? Nagasakit ?sht? "d?shmi e gjall?" e besnik?ris? s? shum? t? krishter?ve, q? trash?guan thesarin e fes?. Nga Papa, nj? mendim p?r ata q? e paguajn? dashurin? p?r Jezusin me jet?n e tyre

R.SH. / Vatikan

Heroizmi i misionarëve të parë, guximi i martirëve japonezë dhe këmbëngulja e një bashkësie "të vogël, por besnike katolike”, si edhe e të gjithë "vëllezërve të krishterë", të cilët në ditët tona vuajnë "persekutimin e madje pranojnë edhe vdekjen në emër të Krishtit", ishin në qendër të përshëndetjes së Papës drejtuar shtegtarëve japonezë. Prej këndej, ftesa e lutjes për ata që vuajnë nga "frutet e hidhura të luftës, të dhunës, urrejtjes dhe të shtypjes". Këto janë pikat më të spikatura të reflektimit të Papës Françesku, ndërsa priste në audiencë, në Sallën e Papëve, sot paradite, 30 nëntor, anëtarët e "Shoqatës së Kërkimeve të Krishterëve të Fshehur" nga Japonia, të cilët mbërritën në Romë për një shtegtim, në vazhdën e regjistrimit të vendeve të fshehura të krishtera të rajonit të Nagasaki, në Listën e Trashëgimisë Botërore, krijuar në vitin 2018.

Dëshmi të çmuara të një populli  të fisëm

Papa i vlerësoi përpjekjet për t’i ruajtur këto vende si "dëshmi të çmuara" të një "kapitulli të madh, por të fshehur" në historinë e Kishës universale dhe të "popullit fisnik" të Japonisë, duke kujtuar, më pas, gëzimin për purpurin e Kryeipeshkvit Metropolit të Tokios, kardinalit të ardhshëm, Tarcisius Isao Kikuchi:

Uroj që njohja e rëndësisë së këtyre vendeve, përveç sigurimit të mbrojtjes së duhur të tyre, do të shërbejë edhe si dëshmi e gjallë e besnikërisë së shumë të krishterëve japonezë, të cilët kanë trashëguar thesarin e çmuar të fesë brez pas brezit.

Përtërijeni zellin ungjillëzues

Duke kujtuar kremtimin tashmë të afërt të Shën Françesk Saverit, jezuitit ndër misionarët e parë të krishterë që mbërritën në Japoni në vitin 1549, Papa shprehu besimin se angazhimi për edukimin dhe ruajtjen mund ta përmirësojë këtë "kapitull të shquar" të historisë së ungjillëzimit.

Vizita në vende të tilla historike u shërbefshin ndjekësve të Krishtit në Japoninë e sotme si "kujtim dhe zjarr i gjallë i shpirtit të çdo apostullimi në këtë tokë, e aftë për ta ripërtërirë dhe për ta ndezur flakë zellin ungjillëzues!

30 n?ntor 2024, 13:16