杏MAP导航

K?rko

Nj? moment takimi me delegacionin nd?rkomb?tar gjainist, 25 n?ntor 2024 Nj? moment takimi me delegacionin nd?rkomb?tar gjainist, 25 n?ntor 2024

Papa, gjainist?ve: duke respektuar dallimet, t? krijojm? solidaritetin e paqen

Papa Fran?esku takoi nj? delegacion nd?rkomb?tar gjainist n? Sall?n e Pap?ve, duke shpresuar vazhdimin e dialogut nd?rfetar, gjithnj? n? rritje. I inkurajoi t? pranishmit p?r t? punuar mbi diversitetin dhe p?rfshirjen, duke u kujdesur s? bashku p?r tok?n, t? varf?rit dhe njer?zit m? t? ligsht?.

R.SH. / Vatikan

Të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë, duke prekur temat e "ndryshimit" dhe "të përfshirjes" e duke kërkuar "së bashku" mënyra “kujdesi për tokën, të varfërit dhe njerëzit më të ligshtë shoqëri". Për këtë angazhim Papa Françesku e falënderoi në veçanti delegacionin ndërkombëtar gjainist, pritur në audiencë sot, më 25 nëntor, në Sallën e Papëve, në Vatikan. Shprehu edhe "kënaqësinë" për vizitën e të pranishmëve, që bëjnë pjesë prej vitesh në “dialogun në rritje” ndërmjet gjainistëve e të krishterëve, tashmë dhjetëvjeçar, organizuar nga Dikasteri vatikanas për Dialogun Ndërfetar. Papa i uroi mirëseardhjen rreth 40 anëtarëve nga vise të ndryshme të botës, të koordinuar nga Instituti i Gjainologjisë, në Londër.

Për dinjitetin dhe të drejtat e të gjithëve

Çdo person "vullnetmirë" mund të "frymëzojë dashuri" dhe t'u kushtohet atyre që kanë nevojë "duke respektuar dallimet": është ky stil, theksoi Papa, që na jep gjithmonë "energji të re"  të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për shtëpinë tonë të përbashkët. Kohët, në të cilat jetojmë, kërkojnë nisma, që duhen zbatuar “me seriozitet, përkushtim dhe bashkëpërgjegjësi”. Shumica e problemeve që shqetësojnë shoqërinë sot, janë pasojë e individualizmit dhe indiferencës, të cilat i bëjnë shumë njerëz t’i përçmojnë dinjitetin dhe të drejtat e të tjerëve, veçanërisht  në kontekstet  shumëkulturore.

Mos kini frikë të mbillni shpresë

 Nga njëra anë, grupet sunduese "përjashtojnë pakicat, të shurdhër ndaj britmës së dheut dhe britmës së të varfërve", e, nga ana tjetër, shumë synojnë "të ndërtojnë miqësi sociale, solidaritet dhe paqe të qëndrueshme". E nëse këto përpjekje ndërtimtare shpesh "pengohen dhe bllokohen", ftesa e Françeskut nuk është për t'u dekurajuar, as “për  të pasur frikë nga mbjellja e shpresës" përmes nismave që kultivojnë "ndjenja humanizmi".

Një angazhim i vazhdueshëm, ky, i bazuar në faktin se “Zoti i krijoi të gjithë njerëzit të barabartë në të drejta, detyra dhe dinjitet dhe i thirri të jetojnë së bashku si vëllezër e motra. Nuk duhet ta harrojmë kurrë vëllazërinë universale”. Në dritën e këtyre elementeve, takimet ndërfetare luajnë rol themelor në forcimin e "vullnetit të përbashkët" për të "punuar  bashkërisht" e për të "ndërtuar një botë më të mirë", përfundoi Papa, duke uruar për të ardhmen, një dialog "të qetë dhe të frytshëm".

25 n?ntor 2024, 12:45