杏MAP导航

K?rko

Konferenca COP29 Konferenca COP29

Papa Fran?esku p?r COP 29: "falini borxhet e vendeve, q? nuk do t? mund t'i paguajn? kurr?"

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin, lexon n? Konferenc?n p?r Klim?n, n? Baku, mesazhin e Fran?eskut: kombet e pasura duhet ta njohin pesh?n e vendimeve t? tyre t? kaluara dhe t? falin borxhet e vendeve t? varfra. M? shum? se bujari, ?sht? ??shtje drejt?sie. Papa b?n thirrje p?r nj? "arkitektur? t? re financiare nd?rkomb?tare": jo egoizmit "individual, komb?tar dhe atij t? gupeve t? pushtetit", t? krijohet “nj? kultur? respekti p?r jet?n"

R.SH. - Vatikan

“Mbrojtja e Krijimit të Zotit është një nga çështjet më urgjente të kohës sonë dhe lidhet ngushtë me ruajtjen e paqes”. Kështu shkruhet në mesazhin e Papës për Konferencën mbi Klimën (COP29), lexuar sot nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Takimi i nivelit të lartë vijon në Baku të Azerbajxhanit deri më 22 nëntor.  

Të jetojmë si anëtarë të një familjeje të vetme

“COP29 – nënvizon Ati i Shenjtë - zhvillohet në një kuadër të kushtëzuar nga zhgënjimi në rritje ndaj institucioneve shumëpalëshe dhe nga prirjet e rrezikshme për të ndërtuar mure”. “Egoizmi – individual, kombëtar dhe ai i grupeve të fuqishme – ushqen një klimë mosbesimi dhe ndarjeje, që nuk i përgjigjet nevojave të një bote të ndërvarur, në të cilën duhet të veprojmë dhe të jetojmë si anëtarë të një familjeje të vetme, që banon në të njëjtin fshat global të ndërlidhur”, vijon analiza e Françeskut.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në COP29
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në COP29   (ANSA)

Zhvillimi ekonomik nuk i ka reduktuar pabarazitë

“Zhvillimi ekonomik nuk i ka reduktuar pabarazitë”, ngre zërin Papa, “përkundrazi, i ka dhënë përparësi fitimit dhe interesave të veçanta, në kurriz të mbrojtjes së më të ligshtëve dhe ka kontribuar në keqësimin e vazhdueshëm të problemeve mjedisore”. Kur diskutohet për "financë klimatike", një nga objektivat e COP29, për Françeskun është e rëndësishme të kuptohet se "borxhi ekologjik dhe borxhi i jashtëm janë dy anë të së njëjtës medalje", prandaj, në prag të Jubileut 2025, Ati i Shenjtë u bën thirrjeve vendeve më të pasura që "ta kuptojnë peshën e shumë prej vendimeve të tyre të kaluara dhe të vendosin për t’i falur borxhet e vendeve, që nuk do të jenë kurrë në gjendje t'i paguajnë".

Përfaqësues i autoktonëve të Brazilit në COP29
Përfaqësues i autoktonëve të Brazilit në COP29   (Aziz Karimov)

Një arkitekturë e re financiare ndërkombëtare

“Më shumë se çështje bujarie, është çështje drejtësie”, thekson Papa, duke kujtuar se ekziston një “borxh ekologjik sidomos ndërmjet Veriut dhe Jugut global”. Për Bergoglio-n, pra, "është themelore të kërkohet një arkitekturë e re financiare ndërkombëtare e bazuar në parimet e barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit", në mënyrë që "t’u sigurohet të gjitha vendeve, veçanërisht atyre më të varfra dhe më të rrezikuara nga fatkeqësitë klimatike, respekti për dinjitetin e tyre".

13 n?ntor 2024, 10:50