杏MAP导航

K?rko

Funeral n? Vatikan (arkiv) Funeral n? Vatikan (arkiv)

Papa do t? kryesoj? nes?r ritet e fundit n? funeralin e kard. Ayuso

Salla e Shtypit e Selis? s? Shenjt? njoftoi sot se funerali i kardinalit Miguel ?ngel Ayuso Guixot do t? kremtohet nes?r, 27 n?ntor, n? or?n 14.00, n? altarin e katedr?s s? Bazilik?s s? Sh?n Pjetrit dhe do t? kryesohet nga dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re. Papa Fran?esku do t? kryesoj? ritin e 'Ultima Commendatio' dhe t? 'Valedictio'. Ngush?llimet e Imamit t? madh t? Al-Azharit p?r kryetarin e Dikasterit p?r Dialogun Nd?rfetar

R.SH. – Vatikan

Varrimi i kardinalit Miguel Ángel Ayuso Guixot do të kremtohet nesër, 27 nëntor, në orën 14.00, në altarin e katedrës së Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan. Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot se mesha do të kryesohet nga dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re. Në fund të kremtimit eukaristik, Papa Françesku do të kryesojë ritin e 'Ultima Commendatio' dhe të 'Valedictio'.

Ngushëllimet e Imamit të madh të Al-Azharit

Ngushëllimet për vdekjen e kardinalit erdhën edhe nga bota islame e pikërisht nga universiteti prestigjioz i Al-Azharit. Në një mesazh, Imami i madh Ahmad Al-Tayyeb shprehu "ngushëllimet e tij më të thella Papës Françesku, Papës së Kishës Katolike, për ndarjen nga jeta të kryetarit të Dikasterit për Dialogun Ndërfetar”. Ai i lutet "Zotit të Gjithëpushtetshëm t'i japë durim dhe ngushëllim familjes, të afërmve dhe të dashurve të të ndjerit". Kardinali Ayuso, nënvizon Imami, "ishte model i shquar i shërbimit të përkushtuar ndaj njerëzimit" dhe ka bërë "përpjekje të rëndësishme në promovimin e marrëdhënieve me myslimanët në përgjithësi, si edhe me Al-Azharin e me Këshillin e Pleqve Myslimanë (MCE) në veçanti”. Al-Tayyeb njeh rolin qendror në "përhapjen e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor gjatë shërbimit të tij në Vatikan dhe kontributin e tij në Komitetin e Lartë të Vëllazërimit Njerëzor”.

26 n?ntor 2024, 11:18