杏MAP导航

K?rko

Papa rinjve: jo "yje p?r nj? dit?" por d?shmitar? t? dashuris? s? Zotit

Akuza, konsensusi dhe e v?rteta. Papa Fran?esku reflekton mbi k?to tre fjal? me rastin e Dit?s s? sotme Bot?rore t? Rinis?, duke inkurajuar t? rinjt? q? t? mos mendojn? sipas logjik?s s? bot?s, por sipas s? v?rtet?s s? Krishtit. “Historin? – tha ai – nuk e b?jn? t? dhunshmit, prepotent?t, krenar?t”, Zoti na l? t? lir? dhe na do gjithmon?. N? fund t? Mesh?s, dor?zimi i simbole t? Dit?s Bot?rore t? Rinis? nga t? rinjt? portugez? te korean?t p?r DBR-s? n? Seul n? 2027

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku, pak para kalimit të Kryqit, simbol i Ditës Botërore të Rinisë nga delegacioni portugez në atë të Koresë së Jugut, u drejtoi fjalën të rinjve, që do të vijojnë shtegtimin rinor nëpër botë. Po kujtojmë fjalët, që i shqiptoi Papa përpara se të kalonte Kryqi.

“Dua t'ju përshëndes të gjithëve, të rinjtë e pranishëm dhe të rinjtë nga mbarë bota, në veçanti, delegacionin nga Portugalia, ku vitin e kaluar u kremtua Dita Botërore e Rinisë, si dhe delegacionin nga Koreja e Jugut, i cili do të organizojë takimin e radhës në Seul, në vitin 2027. Pas pak minutash i riu portugez do t'ua dorëzojë të rinjve koreanë simbolet e DBR-së: Kryqin dhe ikonën e Marisë Salus Populi Romani. Këto simbole iu besuan të rinjve nga Shën Gjon Pali II, për t'i çuar në mbarë botën.

E ju, të dashur të rinj koreanë, tani ju takon juve! Duke mbartur Kryqin në Azi, ju do t'i shpallni të gjithëve dashurinë e Krishtit.

Guxim, pra! Kini guximin ta dëshmoni shpresën, për të cilën sot kemi më shumë nevojë se kurrë.

Atje, ku do të kalojnë këto simbole, mund të rritet siguria e dashurisë dhe e vëllazërisë së pamposhtur të Zotit ndërmjet popujve.

E për të gjithë të rinjtë, viktima të konflikteve dhe të luftës, Kryqi i Zotit dhe ikona e Shën Mërisë janë mbështetje e ngushëllim.

24 n?ntor 2024, 12:12