杏MAP导航

K?rko

Papa: t? themi Rruzaren p?r ata q? vuajn? ?mendurin? e luft?s

N? audienc?n e p?rgjithshme, Fran?esku kujton konfliktet n? Lindjen e Mesme, Ukrain?, Mianmar e Sudan dhe u k?rkon s?rish besimtar?ve t’i drejtohen Virgj?r?s Shenjte, p?rmes lutjes mariane t? Rruzares, n? k?t? muaj q? i kushtohet asaj

R.SH. – Vatikan

         Pasi u lut, të dielën e kaluar, në bazilikën e Zojës së Madhe, për ndërmjetësimin e Shën Marisë Salus Populi Romani, nga sheshi i Shën Pjetrit, Papa Françesku bëri edhe një herë ftesën për të thënë Rruzaren Shenjte, që të ndalen të gjitha konfliktet në botë. Para se të përfundonte audiencën e sotme të përgjithshme, gjatë përshëndetjeve për shtegtarët italianë, Ati i Shenjtë u kërkoi besimtarëve ta vlerësojnë "lutjen tradicionale mariane", në këtë muaj, që i kushtohet pikërisht Rruzares.

“Ju nxis të gjithëve ta thoni Rruzaren çdo ditë, duke e lëshuar veten me besim në duart e Marisë. Asaj nëne të kujdesshme ia besojmë vuajtjet dhe dëshirën për paqe të popullsive, që pësojnë çmendurinë e luftës”.

  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Mendimi i Papës shkoi në vendet më të plagosura nga armiqësia dhe dhuna, të cilat i vuri në dukje një nga një: "Ukraina e martirizuar, Palestina, Izraeli, Mianmari, Sudani".

Të njëjtën thirrje për lutje, Papa e bëri edhe gjatë përshëndetjeve për besimtarët gjermanë, që i nxiti ta lënë Zojën t’i udhëheqë, përmes Rruzares, "drejt birit të saj Jezu Krisht, si edhe të luten së bashku për paqen në botë e për unitetin e Kishës”. Ndërsa, duke iu drejtuar shtegtarëve frankofonë dhe arabë, Françesku i inkurajoi që, "si Kishë sinodale në udhë drejt Krishtit", t'i kërkojnë "Shpirtit Shenjt hirin për të qenë mjete bashkimi dhe paqeje”.

09 tetor 2024, 12:21