杏MAP导航

K?rko

PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT

Papa, paqja ?sht? dhurat? e Shpirtit Shenjt, lufta, gjithmon? disfat?

N? fund t? audienc?s s? p?rgjithshme, Fran?esku b?ri p?rs?ri thirrje p?r t'u lutur p?r paqe, duke renditur t? gjitha territoret e rr?nuara nga konfliktet dhe nga dhuna.

R.SH. / Vatikan

Në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku kërkoi përsëri lutje për paqe, duke renditur të gjitha territoret e rrënuara nga konfliktet dhe nga dhuna: Ukrainën, Lindjen e Mesme, Mianmarin, Kiwunë e Veriut. E duke ndjekur lajmet e fundit të luftës, përfshirë sulmet e djeshme të përgjakshme në Rripin e Gazës, shprehu dhimbjen për vdekjen e të miturve dhe familjeve të tëra:

Lufta vijon. Askush nuk fiton, të gjithë humbasin"&苍产蝉辫;–&苍产蝉辫;theksoi me pikëllim.

Thirrja - e përsëritur - e shqetësuar e Papës për paqe  buron nga lajmet e fundit të luftës.

Dje pashë si u vranë 150 njerëz të pafajshëm. Çfarë lidhje kanë fëmijët me mitralozat dhe familjet me luftën? Ata janë viktimat e para”- përsëriti Papa Françesku në audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, sot  audienca e fundme e tetorit.

Kështu, pas përshëndetjeve drejtuar shtegtarëve të pranishëm, Papa përsëriti thirrjen për paqe në Izrael, Palestinë, Liban, Ukrainë dhe Mianmar. Më pas, jashtë tekstit zyrtar, i ftoi të gjithë ata, që po e ndiqnin:

Të lutemi për paqen, lufta egërsohet. Të mendojmë për vendet që vuajnë kaq shumë: Ukrainën e martirizuar, Palestinën, Izraelin, Mianmarin, Kiwunë e Veriut dhe shumë vende të tjera”.

Të lutemi për paqen, paqja është dhuratë e Shpirtit Shenjt e edhe gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë disfatë! Në luftë askush nuk fiton, të gjithë humbasin. Dje pashë si u vranë me mitraloz 150 njerëz të pafajshëm:

Po çfarë lidhjeje kanë fëmijët dhe familjet me luftën? Janë viktimat e para. Të lutemi për paqe.

30 tetor 2024, 12:27