杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku Papa Fran?esku

Fran?esku t? rinjve: mos u ndalni kurr?, p?rpara me g?zim e guxim

Nj? nga an?tar?t m? t? rinj t? Sinodit regjistroi nj? videomesazh t? Pap?s p?r djemt? dhe vajzat e bot?s. I shfaqur n? konferenc?n p?r shtyp, n? Vatikan, ai u publikua n? faqen e internetit dhe n? rrjetet sociale t? Sekretaris? s? P?rgjithshme t? Sinodit. Papa inkurajon brezat e rinj “t? ecin gjithmon?” dhe t? mos ndalen, q? t? mos p?rfundojn? si uji, i cili “n?se ndalet, ?sht? i pari q? korruptohet”

R.SH. - Vatikan

         Nga Sinodi i Ipeshkvijve, që po përjeton javën e tij të fundit, Papa Françesku u dërgon një videomesazh të rinjve. Ai u shfaq sot, më 23 tetor, gjatë konferencës në Sallën e Shtypit të Vatikanit dhe u publikua në faqen e internetit dhe në rrjetet sociale të Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit. “Të dashur të rinj - pohon Ati i Shenjtë, në videon e regjistruar nga njëri prej anëtarëve më të rinj të asamblesë së ipeshkvijve - një nga gjërat më të rëndësishme është ecja. Kur i riu ecën gjithçka është në rregull, por kur i riu ndalon... është si uji. Kur uji lëviz gjithçka shkon mirë, por kur uji ndalet... përfundon keq, bëhet i amullt me shumë insekte brenda. Uji i amullt është i pari që korruptohet. I riu i lodhur është i pari, që korruptohet. Ecni përpara, gjithmonë. Shikoni përpara me guxim dhe gëzim. Ju përshëndes. Lutuni për mua”.

23 tetor 2024, 14:08