杏MAP导航

K?rko

Papa mb?rriti n? Port Moresby “Jacksons” Papa mb?rriti n? Port Moresby “Jacksons”

Papua Guinea e Re, Fran?esku u kthye nga Vanimo n? Port Moresby

Avioni papnor me Atin e Shenjt?, shoq?ruesit e tij dhe nj? grup t? vog?l gazetar?sh, mb?rriti n? kryeqytet pas nj? udh?timi dy-or?sh, n? or?n 19.52 lokale (11.52 n? trevat shqiptare). Nes?r, 9 shtator, pas takimit me t? rinjt? n? stadium, Papa do t? shkoj? n? Timorin Lindor, etapa e tret? e shtegtimit t? tij t? 45-t? apostolik, q? do t? p?rfundoj? n? Singapor

R.SH. – Vatikan

U mbajt premtimi që Papa Françesku u pati bërë misionarëve të Vanimos, veçanërisht mikut të tij argjentinas, Át Martin Prado, nga Instituti i Fjalës së Mishëruar, i cili shërben që prej dhjetë vjetësh në Papua Guinenë e Re. Premtimi për të kaluar disa orë në këtë brez toke, në breg të oqeanit, në kufi me Indonezinë. Ati i Shenjtë, pas takimit me bashkësinë katolike të Vanimos, u kthye në kryeqytetin Port Moresby me një avion ushtarak, që mbërriti në orën 19.52 lokale (11.52 në trevat shqiptare), pak më shumë se dy orë pas nisjes.

Dita e sotme e Papës në Papua Guinea e Re

Programi i së hënës

Nesër, më 9 shtator, Papa do të niset nga Port Moresby për të mbërritur në Dili, kryeqytet i Timorit Lindor. Por përpara largimit nga Papua Guinea e Re, ai do të takojë rreth 20 mijë të rinj në stadiumin Sir John Guise në Port Moresby. Në kryeqytetin dhe qytetin më të madh të Republikës Demokratike të Timorit Lindor, në ditën e parë të qëndrimit, Françesku do të pritet me ceremoninë e mirëseardhjes jashtë pallatit presidencial; pastaj, vizita e kortezisë tek presidenti José Manuel Ramos-Horta, i cili është laureat i Çmimit Nobel për Paqen, për të përfunduar me takimin me autoritetet politike dhe civile.

08 shtator 2024, 12:47