杏MAP导航

K?rko

Papa n? Rom? : p?rfundoi udh?timi n? Luksemburg dhe Belgjik?

Avioni papnor u nis nga baza ajrore ushtarake e Melsbroek (Belgjik?) n? or?n 13.21. Mb?rritja n? aeroportin romak t? Fiumicino-s pritet pas rreth dy or?sh fluturimi

R.SH. – Vatikan

Notat e "John Brown's Body", me refrenin ikonik "Glory Glory Hallelujah", ekzekutuar në pistën e bazës ajrore Melsbroek, shërbyen si përcjellës dhe kolonë zanore për lamtumirën e Papës nga Belgjika, faza e fundit e udhëtimit të tij të 46-të apostolik, më pak se një orë pas përfundimit të meshës së kremtuar para gati 40 mijë besimtarëve në stadiumin King Baudouin (Mbreti Baldovin), në Bruksel.

Pasi nënshkroi Librin e Nderit në bazën ushtarake, së cilës i uroi të jetë «gjithmonë në shërbim të paqes në Belgjikë, në Evropë dhe në të gjithë botën», Françesku hipi në avionin e Brussels Airlines. U nis në orën 13.21, më se gjysmë ore më vonë nga parashikimi, për një rrugë prej afërsisht 1200 km dhe një udhëtim dy orësh deri në Romë.

Faleminderit për gjestet e vëllazërimit

Në telegramin drejtuar Belgjikës, Papa falenderon edhe një herë familjen mbretërore dhe popullin "për gjestet e shumta të mikpritjes dhe vëllazërimit", « gjatë ditëve të vizitës".

29 shtator 2024, 13:47