杏MAP导航

K?rko

Papa, n? takimin me jezuit?t Papa, n? takimin me jezuit?t

Papa takon jezuit?t e Singaporit: feja ?sht? sfid? njer?zore

N? nunciatur?n apostolike t? vendit, Fran?esku takohet privatisht me jezuit?t e qytet-shtetit. Fotografit? e bised?s publikohen nga zv.sekretari i Dikasterit t? Vatikanit p?r Kultur?n dhe Edukimin, ?t Antonio Spadaro

R.SH. - Vatikan  

Impenjimi i parë dhe i vetëm i Papës Françesku, sapo mbërriti në Singapor, ishte takimi i tij privat me jezuitët e qytet-shtetit, në nunciaturën apostolike të vendit. Në të vërtetë, Ati i Shenjtë mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes në aeroport, por ajo zyrtare do të mbahet nesër në Parlament House, ku Papa do të pritet nga presidenti i Republikës.

  (Vatican Media)

“Feja hyn në sfidat njerëzore”: ky është njëri nga konceptet, që ka shprehur Bergoglio në takimin me sivëllezërit e tij të Shoqërisë së Jezusit, sipas postimit të Át Antonio Spadaros në X. Kujtojmë se jezuiti, që e shoqëron gjithnjë Papën në udhëtime, është  zv.sekretar i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin, si edhe ish-drejtor i revistës së jezuitëve “Civiltà Cattolica”. Át Spadaro ka publikuar edhe disa fotografi nga biseda.

11 shtator 2024, 13:52