杏MAP导航

K?rko

Fran?esku, nj? shtet ?sht? i madh kur mbron dinjitetin e njer?zve

Papa: "Mbrojtja e dinjitetit t? personit, sh?rbimi ndaj s? mir?s s? p?rbashk?t, dialogu dhe bashk?punimi nd?rkomb?tar: kjo ?sht? ajo q? e b?n nj? Shtet t? madh".

R.SH. - Vatikan

"Mbrojtja e dinjitetit të personit, shërbimi ndaj së mirës së përbashkët, dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar: kjo është ajo që e bën një Shtet të madh". Papa Françesku i shkroi këto fjalë në Librin e Nderit në Pallatin e Dukës së Madh në Luksemburg.

Luksemburgu ka ndërtuar ura në vend të mureve

''Qyteti i Luksemburgut ka ditur të ndërtojë ura në vend të mureve''. Kështu shkruan Papa në Librin e Nderit me rastin e takimit të tij me autoritetet dhe shoqërinë civile të Luksemburgut. ''Me ndihmën e Zotit, ndjektë gjithmonë thirrjen e tij drejt paqes dhe lirisë", është urimi Papës për Luksemburgun.

Mos të harrojmë:

uniteti është më i madh se konflikti

realiteti është më i madh se ideja

e tëra është më e madhe se pjesa

koha është më e lartë se hapësira”.

26 shtator 2024, 12:13