杏MAP导航

K?rko

Papa n? takimin me jezuit?t e Timorit Lindor Papa n? takimin me jezuit?t e Timorit Lindor

Papa n? bised? me jezuit?t e Dilit, p?rqafimi i nj? siv?llai 103-vje?ar

Takimi i dyt? me an?tar?t e Shoq?ris? s? Jezusit, gjat? udh?timit apostolik n? Azin? Juglindore dhe n? Oqeani. N? fund t? paradites s? 10 shtatorit, Fran?esku priti n? nunciatur?, 41 jezuit? nga rajone t? ndryshme aziatike, duke b?r? nj? bised? 45-minut?she me ta p?r tema t? ndryshme, p?rfshir? inkulturimin. I pranish?m, ?t Jo?o Felgueiras, nj? rregulltar portugez, n? Timorin Lindor q? nga koha e pushtimit indonezian. Papa e p?rqafoi dhe e fal?nderoi p?r sh?rbimin e tij

R.SH. – Vatikan

Menjëherë pas takimit me ipeshkvijtë dhe klerin në katedralen e Zojës, gjesti i parë i Françeskut sapo hyri sot paradite në sallën e nunciaturës së Dilit, në Timorin Lindor, ku e prisnin 41 jezuitë, ishte përqafimi i Át João Felgueiras, sivëlla 103 vjeçar, një nga tre më të moshuarit në Shoqërinë e Jezusit në mbarë botën.

Dëshmia e Át João

Papa deshi ta përshëndesë publikisht rregulltarin, i cili jeton në Timorin Lindor që nga koha e pushtimit indonezian dhe nuk është larguar kurrë nga vendi e njerëzit e tij, as në çastet më të vështira. Ishte paralajmëruar për këtë prani, ndaj, sapo hyri, shkoi menjëherë tek ai. “E falënderoi dhe e përqafoi. Át João u prek shumë”, deklaroi për mediat e Vatikanit Át Nuno da Silva Gonçalves, drejtor i revistës së jezuitëve “La Civiltà Cattolica”, që e ndjek Papën këto ditë në shtegtimin e tij të 45-të apostolik.

Papa takon Át João Felgueiras, sivëlla 103 vjeçar, një nga tre më të moshuarit në Shoqërinë e Jezusit në mbarë botën
Papa takon Át João Felgueiras, sivëlla 103 vjeçar, një nga tre më të moshuarit në Shoqërinë e Jezusit në mbarë botën   (Vatican Media)

Takimi i dytë me sivëllezërit

Ky i sotmi ishte takimi i dytë i Françeskut me jezuitët, pas bisedës rreth një orëshe të 4 shtatorit në Xhakartë të Indonezisë, me 200 sivëllezër. Një tjetër e pret edhe të enjten, më 12 shtator, në qendrën e ushtrimeve shpirtërore “Shën Françesk Ksaveri” në Singapor. Ndër 41 anëtarët e Shoqërisë së Jezusit, takuar sot, 8 novicë. “Si gjithmonë në këto takime – pohon Át Gonçalves – u krijua një atmosferë familjare”. Jezuitët e pranishëm vinin nga Vietnami, Malajzia dhe Filipinet. Pra, “një grup i larmishëm, i angazhuar në punë të ndryshme, për shembull, me edukimin e të rinjve, ose në një institut formimi për mësuesit. Punë, që ata e konsiderojnë të rëndësishme në të njëjtin nivel me ushtrimet shpirtërore nëpër famulli”. Takimi zgjati rreth 45 minuta, gjatë të cilave Papa shpjegoi si e sheh veprimtarinë e jezuitëve në vende të ndryshme, foli mbi impenjimin kishtar për drejtësinë shoqërore, mbi Doktrinën shoqërore të Kishës e rëndësinë e saj.

  (Vatican Media)

Rëndësia e inkulturimit

Në veçanti, Át Nuno vërejti se edhe në raste të tjera në Timorin Lindor, Papa Françesku “duke folur për Ungjillin dhe kulturën, ka nënvizuar vlerën e inkulturimit. Domethënë faktin se Ungjilli duhet inkulturuar dhe kultura duhet ungjillëzuar”. Kjo është një temë e përsëritur në etapën timoreze të udhëtimit, me moton “Que a vossa fé seja a vossa cultura” (Feja juaj qoftë kultura juaj).

10 shtator 2024, 14:17