杏MAP导航

K?rko

Fran?esku p?rsh?ndet t? rinjt? e mbledhur p?r Hope Happening

Papa Fran?esku b?n nj? vizit? befasuese n? eventin rinor “Hope Happening” n? Belgjik? dhe u thot? t? rinjve q? t? luten gjithmon? e t? rizbulojn? pafaj?sin? dhe g?zimin f?mij?ror q? Zoti d?shiron p?r t? gjith? ne.

R.SH. / Vatikan

Në përfundim të takimit të tij me sivëllezërit e tij jezuitë në Belgjikë, të shtunën pasdite, Papa Françesku kaloi mbrëmjen e së shtunës me 6000 të rinj të mbledhur në Expo në Bruksel në kryeqytetin belg. "Hope Happening" është një ngjarje e organizuar në frymën e Ditëve Botërore të Rinisë, duke përfshirë shtegtime, veprimtari krijuese mbi fenë dhe spiritualitetin, një festival i vërtetë muzikor dhe vigjilje lutjeje nën hijen e stadiumit King Baudouin. Veprimtaria u organizua nga rreth 40 shoqata rinore të krishtera në Flanders, Wallonia dhe Bruksel, me mbështetjen e Konferencës së Ipeshkvijve të Kishës Katolike të Belgjikës.

Kujtojeni Zotin në zemrën tuaja

Duke kujtuar Ditët Botërore të Rinisë, Ati i Shenjtë u prit nga të rinjtë e gëzuar pa masë, të cilët nuk prisnin t'u bënte një vizitë. Gjatë takimit festiv, Papa Françesku inkurajoi të rinjtë në fenë e tyre, duke i ftuar që ta lejojnë Zotin t'i udhëheqë në dashuri. "Të rinjtë bëjnë zhurmë!" tha Papa. "Dhe nëse e gjeni një të ri si ky, të mërzitshëm - atij të riu i mungon rinia". Ati i Shenjtë i nxiti të rinjtë që të përpiqen të ecin gjithmonë përpara "duke e mbajtur Zotin në zemrat e tyre në lutje".

Lutuni përherë

“Mos e harroni lutjen”, tha Papa dhe u kërkoi të rinjve që të mos i shikojnë kurrë të tjerët me përbuzje, përveç nëse qëllimi i tyre është për "t'i ndihmuar të ngrihen lart". Para se të përfundonte vizitën e tij duke dhënë Bekimin Apostolik, Papa Françesku vuri në dukje një foshnje të porsalindur dhe i inkurajoi të rinjtë të rifitonin ndjenjën e pafajësisë dhe pastërtisë së një foshnjeje. "E shihni atë [të porsalindurin] atje?" pyeti Ati i Shenjtë Françesku. "Ata janë më të mëdhenjtë nga të gjithë ju, sepse Jezusi na ka thënë se më i madhi është ai që bëhet si një fëmijë".

28 shtator 2024, 22:17