杏MAP导航

K?rko

Belgjik?: Papa takon delegacionin e BE-s? dhe m? pas t? pastreh?t nga Brukseli

Papa Fran?esku u takuar sot n? Bruksel me Z?vend?s Presidentin e Komisionit Evropian, Margarítis Schinás, me Z?vend?s Presidenten e Komisionit Evropian p?r Demokraci dhe Demografi, Dubravka ?uica, me P?rfaq?suesen e Organizat?s Bot?rore t? Sh?ndet?sis? pran? Bashkimit Evropian, Oxana Domenti dhe me Drejtorin Rajonal t? OBSH-s? p?r Evrop?n, Hans Kluge.

R.SH. / Vatikan

Në kuadrin e shtegtimit apostolik në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku takohet edhe me përfaqësues të tanishëm ose të mëparshëm të institucioneve të BE-së. Sot në mëngjes, pasi kremtoi Meshën e shenjtë privatisht, para se të largohej nga Nunciatura apostolike në Bruksel, Papa Françesku përshëndeti shkurt Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Margarítis Schinás, Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi, Dubravka ?uica, Përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranë Bashkimit Evropian, Oxana Domenti dhe Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Më pas Ati i Shenjtë Françesku u ndal, si dje në mëngjes, për të përshëndetur njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kishin ardhur ta takonin para Nunciaturës apostolike në Bruksel, ku qëndron gjatë këtij shtegtimi apostolik. Pastaj Papa Françesku arriti në Kishën e Shën Gilles në Bruksel, ku vizitoi të pastrehët të ndihmuar nga Famullia përpara se të niset për në Bazilikën e Zemrës së Shenjtë në Koekelberg, për të takuan popullin e Zotit dhe klerin e Kishës katolike të Belgjikës.

28 shtator 2024, 10:16