杏MAP导航

K?rko

Papa n? Mongoli: Fran?esku preket nga k?nga e besimtarit t? ri

Para se t? takohej me klerin e Kish?s katolike n? Mongoli, Papa jetoi ca ?aste prek?se, t? pap?rs?ritshme, besimi e dashurie

R.SH. - Vatikan

Pati çaste emocionesh të forta gjatë gjiros së Papës Françesku në bordin e makinës, ndërmjet besimtarëve që po e prisnin para Katedrales kushtuar Shenjtorëve Pjetër e Pal, në Ulan Bator, ku do të mbahej takimi me ipeshkvijtë, priftërinjtë, rregulltarët dhe punonjësit baritorë. Papa kërkoi ta ndalonin automjetin e vogël elektrik, ndërsa një besimtar i ri, përtej parmakëve që ndalonin  vërshimin e turmës së prekur në shpirt nga kjo ngjarje krejt e pazakontë,  këndonte me sa zë që ksihte një këngë të re për nder të Atit të Shenjtë.

E ndërsa Françesku e dëgjonte, i riu vazhdonte këngën duke mos mundur t’i përmbante lotët dhe duke ia përcjellë emocionet e tij mbarë turmës, që e rrethonte. Aq sa emocionoi edhe vetë Papën. Prefekti Apostolik Kardinali Giorgio Marengo, edhe ai në bordin e makinës, i shpjegoi ndërkohë Françeskut kuptimin e këngës, aq të fuqishme e të përzemërt, tingujt e së cilës e pëcollën Papën derisa hyri në Katedralen kushtuar Shenjtorëve Pjetër e Pal, për kremtimin.

02 shtator 2023, 11:48