杏MAP导航

K?rko

2023.08.03 Viaggio Apostolico in Portogallo in occasione della XXXVII Giornata Mondiale della Gioventu' - Gruppo di giovani dalla Turchia 2023.08.03 Viaggio Apostolico in Portogallo in occasione della XXXVII Giornata Mondiale della Gioventu' - Gruppo di giovani dalla Turchia

P?rqafimi i Pap?s me t? rinjt? nga Turqia t? goditur nga t?rmeti: rind?rtim edhe n? jet?

N? Nunciatur?n apostolike t? Lisbon?s, n? or?t e vona t? m?ngjesit, Papa priti nj? grup shtegtar?sh t? besimeve t? ndryshme t? krishtera, ardhur nga Turqia, t? cil?t e fal?nderuan p?r ndihm?n q? mor?n pas t?rmetit.

R.SH. / Vatican News

Si u kthye në Nunciaturë, pas mëngjesit të ditës së dytë në Lisbonë kushtuar takimit me studentë e të rinj të universitetit dhe të Scholas Occurrentes, Françesku takoi një grup prej rreth 40 të rinjsh të besimeve të ndryshme të krishtera dhe origjinave të ndryshme, shtegtarë nga Turqia,  goditur nga tërmeti në fillim të shkurtit të këtij viti, shoqëruar nga Vikari i Përgjithshëm i Vikariatit Apostolik të Anadollit.

Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke sqaruar se të rinjtë e falënderuan Papën për ndihmën që morën pas tërmetit. Françesku shprehu afërsinë e tij me vuajtjet e përjetuara nga ata që pësuan shkatërrime shkaktuar nga tërmeti, duke i përgëzuar për guximin dhe për sfidën e "rindërtimit. Gjatë takimit, i cili zgjati rreth gjysmë ore dhe përfundoi me lutjen e Atynës, u festua edhe ditëlindja e një vajze turke, e cila sot mbushi 23 vjet.

03 gusht 2023, 17:04