杏MAP导航

K?rko

Papa, vullnetar?ve t? DBR-s? s? Lisbon?s: b?huni surfist? t? dashuris? e t? bamir?sis?

T? jeni “surfist? t? dashuris?” mbi val?t e bamir?sis?: kjo, porosia e Pap?s Fran?esku p?r vullentar?t, q? b?n? t? mundur realizimin e Dit?s s? 37-t? Bot?rore t? Rinis?, t? cil?t i takoi n? Passeio Marítimo de Algés, nj? sh?titore pran? detit, n? periferi t? Lisbon?s. Ati i Shenjt? d?gjoi d?shmin? e tyre dhe i ftoi t? vazhdojn? udh?n e sh?rbimit, duke ndjekur gjithnj? shembullin e Zoj?s, si? thot? motoja e DBR-s?: “u ngrit e shkoi me nxitim”

R.SH. - Vatikan

Takimi i fundit i Papës në Lisbonë, para ceremonisë së lamtumirës në Bazën ajrore Figo Maduro, ishte ai me një ushtri prej 25 mijë vullentarësh, që bënë të mundur realizimin e kësaj DBR-je. Mosha mesatare, 28 vjeç, dy të tretat vajza, ardhur nga 150 vende të ndryshme. Ati i Shenjtë dëgjoi dëshmitë e tyre, të cilat i vlerësoi pa masë, falënderoi Patriarkun e Lisbonës, kardinalin Clemente, që e përshëndeti, duke i uruar kthim të mbarë në Vatikan, dhe nënvizoi punën e jashtëzakonshme bërë nga vullnetarët për mikpritjen e të rinjve, duke ndjekur gjithnjë shembullin e Zojës, siç thotë motoja: “u ngrit e shkoi me nxitim”.

Iu përgjigjët njëmijë nevojave me buzëqeshje

Ati i Shenjtë i takoi vullnetarët në Passeio Marítimo de Algés, një shëtitore pranë detit, në periferi të Lisbonës, ku ndodhet kulla për kontrollin e portit. Këtu, banorët e kryeqytetit portugez shkojnë për të vrapuar, për të ecur me biçikletë e për të bërë sporte të ndryshme, por zona shërben edhe për koncerte e festivale.

“Ju pashë - u tha Papa vullnetarëve – ndërsa u përgjigjeshit njëmijë nevojave, herë me fytyrën të shënuar nga lodhja, herë të tjera pak të stërmunduar nga urgjencat e çastit, por gjithmonë me buzëqeshje e me sy plot dritë, sepse plot dashuri. U lodhët gjatë punëve përgatitore, pastaj, gjatë mikpritjes dhe shërbimit për turmat, që lëviznin nga një takim në tjetrin. Bëtë gjëra të mëdha edhe me gjestet më të vogla, si shishja e ujit ofruar një të panjohuri, i cili bëhej menjëherë mik, sepse vëlla – vuri në dukje Papa. - Vrapuat shumë, por jo me nxitimin e furishëm dhe të paqëllimtë, që nganjëherë, karakterizon botën; ky lloj vrapimi nuk çon në takime me të tjerët, përkundrazi mund të kthehet në largim nga marrëdhëniet. Ju vrapuat, duke ditur ku po shkoni: drejt motrave dhe vëllezërve konkretë, për t'i dashur dhe për t'u shërbyer atyre, në emër të Jezusit, i cili erdhi për të shërbyer dhe jo për t'u shërbyer”, nënvizoi Ati i Shenjtë, i cili u la si porosi vullnetarëve të vijojnë në këtë rrugë.

Vazhdoni të jeni “surfistë të dashurisë”

Duke përmendur një vend të veçantë në veri të Lisbonës, plot erë, të përshtatshëm për surfistët – Nazaré – Papa i ftoi të rinjtë të vazhdojnë të jenë “surfistë të dashurisë” mbi valët e bamirësisë. “Shërbimi në DBR – përfundoi ai – të jetë i pari ndër shumë valë të së mirës; çdo herë do të ngriheni më lart, më afër Zotit e kjo do t’ju lejojë të shihni një perspektivë më të mirë për rrugëtimin tuaj” në jetë.

Papa Françesku u nis nga Lisbona pas këtij takimi, rreth orës 19, gjithnjë me kërkesën “lutuni për mua”.

06 gusht 2023, 18:46