Papa takohet me p?rfaq?sues t? feve n? Lisbon?
N? Lisbon?, Papa pret nj? delegacion nga qendra nd?rkomb?tare p?r dialog Kaiciid dhe nj? grup personash t? feve dhe komuniteteve t? ndryshme t? krishtera
R.SH. / Vatican News
Pas kthimit në Nunciaturën Apostolike, selinë diplomatike të Vatikanit në Portugali, paraditen e sotme, Papa Françesku priti në vizitë një delegacion të qendrës ndërkombëtare të dialogut Kaiciid (The International Dialogue Centre), shoqëruar me kardinali Miguel Ayuso, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar.
Duke përshëndetur delegacionin, Papa shprehu mirënjohjen e tij për vizitën dhe u drejtoi të pranishmëve disa fjalë mbi vlerën e vëllazërisë e dialogut dhe rrezikun që vjen nga monologu dhe prozelitizmi. Më pas Papa Françesku zhvilloi një bisedë me Rahim Aga Khan, djalin e liderit të komunitetit ismaelit, i cili ka qendrën e tij në Lisbonë.
04 gusht 2023, 18:34