杏MAP导航

K?rko

Takimi me  t? rinjt? e Scholas Occurrentes Takimi me t? rinjt? e Scholas Occurrentes  (Vatican Media)

Papa pikturon muralin e t? rinjve: "T? ndotim duart, p?r t? mos ndotur jet?n"

Fran?esku l?viz nga Lisbona n? Cascais p?r t? takuar djemt? dhe vajzat e Scholas Occurrentes, t? cil?t mor?n pjes? n? projektin "Jeta nd?rmjet bot?ve", nism? q? ka p?rfshir? njer?z t? komb?sive dhe feve t? ndryshme, t? angazhuar p?r krijimin e nj?rit prej muraleve m? t? m?dha n? bot?: “?sht? si Kapela Sistine”, b?n shaka Papa. M? pas ai u p?rgjigjet lirisht pyetjeve t? t? rinjve e, duke folur p?r kriz?n, n?nvizon: "Nj? jet? pa kriz? ?sht? e kot?".

R. SH. - Vatikan

"Keni pikturuar një Kapelë Sikstine". Kështu e quajti Françesku muralin 3 km të gjatë - më i gjati në botë - krijuar nga Scolas Occurrentes, quajtur “Jeta ndërmjet botëve”, mbi të cilin Papa la si kujtim penelatën e fundit. Në këtë vepër artistike morën pjesë të moshuar e të rinj, të pasur e të varfër,  besimtarë e jo: lanë të gjithë një gjurmë mbi muralin!

Papa: i jep një penel muralit 3 km "është si Kapela Sikstine"

Gjatë takimit, Françesku bisedoi me të rinjtë duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre për krizën dhe kaosin.

"Një jetë pa kriza është si uji i distiluar, e kotë" - tha Papa, duke nënvizuar se krizat duhet “të pranohen e të zgjidhen", por jo të krijohen. "Mos krijoni kriza" sepse "nuk është gjë e bukur", "është si të rrotullohesh, të rrotullohesh, të rrotullohesh”. Përkundrazi, duhet të ecim, e rrallë vetëm. Kjo është e rëndësishme: “përballimi i krizave së bashku".

Pas penelit të fundit në mural, Françesku dhuroi një pikturë të Samaritanit të Mirë duke i ftuar të gjithë "të jenë samaritanë të mirë" sepse "duhet t'i ndotim duart, për të mos i ndotur zemrat".

Pas daljes nga ndërtesa e vogël e Scholas Occurrentes në Cascais, Papa Françesku, së bashku me krerët fetarë të pranishëm, ndoqën të rinjtë, që mbillnin ullirin e paqes. Papa e ujiti i pari “drurin-simbolik”. "Lutuni për mua - i ftoi të pranishmit e - duke iu drejtuar atyre, që janë ateistë ose të besimeve të tjera, shtoi: “Ata, që nuk mund të luten të paktën të dërgojnë valë pozitive".

03 gusht 2023, 14:08