杏MAP导航

K?rko

Pasojat e ortekut n? Gjeorgji Pasojat e ortekut n? Gjeorgji  (AFP or licensors)

Papa Fran?esku lutet p?r viktimat e rr?shqitjes s? dheut n? Gjeorgji

N? p?rfundim t? Mesh?s s? fundme t? DBR-s? n? Lisbon?, Papa shprehu af?rsin? me familjet e t? vdekurve dhe t? zhdukurve pas rr?shqitjes s? dheut, q? d?mtoi r?nd? zon?n malore t? Shovit, n? rajonin e Ra??s: "Jam pran? v?llait tim, Patriarkut Ilia II” - kujtoi. N? k?to or? vijojn? k?rkimet e ekipeve t? shp?timit: 17 t? vdekur

R. SH. - Vatikan

Nga Lisbona, në skenën e Parque Tejo, ku kremtonte lutjen e Engjëllit, së bashku me një milion e gjysmë të rinj, Papa kujtoi viktimat e "ortekut tragjik" që ditët e fundit dëmtoi rëndë rajonin e Raçës, në Gjeorgji dhe siguroi se lutet për popullsinë në këto çaste tronditëse:

“I shoqëroj familjarët me afërsi, Zoja e Bekuar i ngushëlloftë dhe i ndihmoftë edhe ekipet e shpëtimit”

Papa pohon edhe se është “pranë Patriarkut Ilia II, të cilin e quan “vëllai im”.

Të vdekur dhe të zhdukur

Dy ditë më parë rrëshqitja e dheut dëmtoi një vendpushim turistik në zonën malore Shovi të Gjeorgjisë veriperëndimore, 140 km nga kryeqyteti Tbilisi, i famshëm për pyjet e tij të dendura dhe burimet e ujit mineral. Të paktën 17, të vdekurit e gjetur në zonën e katastrofës, siç raportojnë zyrtarët lokalë, të cilët flasin edhe për dhjetëra të zhdukur. Më shumë se 200 persona u larguan nga zona, ku ekipet po punojnë për të lëvizur dheun dhe për të mbledhur mbeturinat.

06 gusht 2023, 15:13