杏MAP导航

K?rko

Papa me t? rinjt? universitar? t? Lisbon?s Papa me t? rinjt? universitar? t? Lisbon?s

Papa, student?ve: un?, i moshuari, ju k?rkoj “t? jeni m?sues t? shpres?s”

Papa student?ve t? Universitetit Katolik t? Portugalis? : “t? gjith? ndjehemi shtegtar?, tek termi “shtegtar” shohim t? pasqyruar gjendjen njer?zore, sepse t? gjith? jan? t? thirrur t? merren me pyetje t? m?dha q? nuk kan? p?rgjigje t? thjeshta a t? menj?hershme, por t? ftojn? t? udh?tosh, ta kap?rcesh veten, t? shkosh m? tej, ?sht? proces q? studenti i universitetit e kupton mir?, sepse k?shtu lind shkenca. Dhe k?shtu rritet k?rkimi shpirt?ror.

R.SH. / Vatican News

"Duke ju dëgjuar, mendova për një frazë që ndoshta është e njohur për ju, nga shkrimtari Jose' de Almada Negreiros: ‘Ëndërroj një vend ku të gjithë të arrijnë të bëhen mësues’ (A Invencao do Dia Claro). Edhe ky i moshuar që ju flet – sepse jam plakur tashmë - ëndërron që brezi juaj të bëhet një brez mësuesish. Mësues të humanizmit. Mësues të dhembshurisë. Mësues të mundësive të reja për planetin dhe banorët e tij. Mësues të shpresës. Mësues që mbrojnë jetën e kërcënuar nga shkatërrimi i rëndë ekologjik”. Kështu u foli Papa Françesku rreth 6.500 studentëve të universitetit të Lisbonës, që i takoi sot paradite, në kuadrin e Ditës Botërore të Rinisë.

Universidade Católica Portuguesa (UCP), e vendosur në kampusin Palma de Cima në qendër të Lisbonës, ishte vendi që vizitoi sot  paradite, ngjarja e parë e ditës së dytë të shtegtimit të Françeskut në Lisbonë, i pritur nga studentët dhe i përshëndetur nga rektorja e Universitetit, e cila e falënderoi Papën për praninë e tij në atë mjedis, që përgatit të ardhmen e vendit.

Papa në takimin me universitarët e Lisbonës
Papa në takimin me universitarët e Lisbonës   (Vatican Media)

“Të gjithë ndihemi shtegtarë”

Papa në takim me studentët në Universitetit Katolik Portugez, në fillim të fjalës drejtuar botës universitare, kujtoi shprehjen “Të gjithë ndjehemi shtegtarë”, që  rektorja e përdori gjatë përshëndetjes drejtuar Atit të Shenjtë:

Është fjalë e bukur, kuptimi i së cilës meriton të meditohet; fjalë për fjalë do të thotë të lësh mënjanë rutinën e zakonshme dhe të nisesh me një qëllim, të lëvizësh "përtej fushave" ose "përtej kufijve të dikujt", domethënë jashtë zonës së rehatisë, drejt një horizonti kuptimor”.

Këtë shpjegoi Papa, duke u ndaluar tek termi “shtegtar”, në të cilin - kujtoi - shohim të pasqyruar gjendjen njerëzore, sepse të gjithë janë të thirrur të merren me pyetje të mëdha që nuk kanë përgjigje të thjeshta a të menjëhershme, por të ftojnë të udhëtosh, ta kapërcesh veten, të shkosh më tej.  Më pas Papa përshkoi rrugën, nëpër të cilën lind shkenca:

Është  proces që studenti i universitetit e kupton mirë, sepse kështu lind shkenca. Dhe kështu rritet kërkimi shpirtëror. Ne nuk u besojmë formulave të parafabrikuara, përgjigjeve që duken të afërta, të rrëshqitura nga mëngët si letra të montuara loje; ne jemi të kujdesshëm ndaj atyre propozimeve që duket se japin gjithçka, pa kërkuar asgjë. Në një shëmbëlltyrë të Jezusit, perlën me vlerë të madhe e gjen ai që e kërkon me zgjuarsi e sipërmarrje, dhe jep gjithçka, rrezikon gjithçka që ka, për ta pasur (krh. Mt 13,45-46)”.

Universitarët e Lisbonës në takimin me Papën Françesku
Universitarët e Lisbonës në takimin me Papën Françesku   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Kërkoni dhe rrezikoni: këto janë foljet e shtegtarëve!

Kërkoni dhe rrezikoni: këto janë foljet e shtegtarëve! - vijoi Papa - duke kujtuar më pas poetin e famshëm Fernando António Nogueira  dhe shprehjen e tij: "Të jesh i pakënaqur, do të thotë të jesh burrë" (Mensagem, O Quinto Império):

Nuk duhet të kemi frikë se mund të ndihemi të shqetësuar, të mendojmë se ajo që po bëjmë, nuk mjafton. Të jesh i pakënaqur, është kundërhelm i mirë kundër mendimit të vetë-mjaftueshmërisë dhe të narcizmit. Jezusi na kujton se  jemi në botë, por nuk jemi të botës" (krh. Gjn 17,16). Jemi të thirrur për diçka më shumë, për një  lartim, pa të cilën nuk ka fluturim. Pra, të mos shqetësohemi nëse kemi etje, se jemi të shqetësuar, të paplotë, të dëshiruar për kuptim dhe për  ardhmëri, com saudades do futuro!”.

Përgjigjjuni me guxim sfidave të së tashmes dhe të së ardhmes

“Kërkoni dhe rrezikoni” – ishte ftesa, që u drejtoi Papa studentëve -  Bëhuni  protagonistë të një “koreografie të re” që e vendos njeriun në qendër, bëhuni koreografë të valles së jetës. Më frymëzuan fjalët e rektores, sidomos kur tha se “universiteti nuk ekziston për të ruajtur veten si institucion, por për t'iu përgjigjur me guxim sfidave të së tashmes dhe të së ardhmes”.

Nëse farët do të ruheshin, nuk do të mbinin dhe do të na dënonin me uri; po të ruheshin dimrat, nuk do të kishte asnjë çudi pranvere. Pra, kini guximin të zëvendësoni frikën me ëndrrat: jo administratorë të frikës, por sipërmarrës të ëndrrave!”.

Dëshmitë e studentëve
Dëshmitë e studentëve   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Nëse dija nuk pranohet si përgjegjësi, ajo bëhet shterpë

Papa vijoi t’u kujtojë studentëve se kualifikimi arsimor nuk duhet parë vetëm si mjet për të ndërtuar mirëqenien personale, por si  mandat për t'iu kushtuar një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse, pra më të avancuar. Më thanë - vijoi të kujtojë Ati i Shenjtë, admirues i madh i poezisë dhe i poetëve - se një nga poetet tuaja të mëdha, Sophia de Mello Breyner Andresen, në një intervistë, një lloj testamenti, pyetjes: "Çfarë do të dëshironit të realizonit në Portugali në këtë shekull të ri?", iu përgjigj pa ngurrim: «Do të doja të shihja të vënë në jetë drejtësinë sociale, zvogëlimin e hendekut ndërmjet të pasurve dhe të varfërve» (Entrevista de Joaci Oliveira, në Cidade Nova, nr. 3/2001).

 Kjo, përgjigjja - shpjegoi Papa - duke bërë edhe ai një pyetje tejet meditative: “Të dashur studentë, shtegtarë të dijes, çfarë dëshironi të shihni   në Portugali dhe në botë? Dëshironi të jeni «protagonistët e ndryshimit, mjeshtra të Njerëzimit, mjeshtra të dhembshurisë, zotërues të mundësive të reja për planetin dhe banorët e tij, mësues të shpresës?”.

 Në vend gjithë kësaj - theksoi - duhet marrë përgjegjësia për atë, që fatkeqësisht, vazhdon të shtyhet: nevojën për të ripërcaktuar çka ne e quajmë progres dhe evolucion:

Ju jeni brezi që mund ta fitojë këtë sfidë: dëshiroj t'ju them: bëjeni fenë të besueshme nëpërmjet zgjedhjeve. Sepse nëse feja nuk lind stile bindëse jetese, nuk mund ta mbrujë brumin e botës. Nuk mjafton që i krishteri të jetë i bindur, duhet të jetë bindës; veprimet tona duhet të pasqyrojnë bukurinë e gëzueshme dhe në të njëjtën kohë radikale të Ungjillit. Në çdo epokë, një nga detyrat më të rëndësishme për të krishterët është të rifitojnë ndjenjën e mishërimit. Pa mishërimin, krishterimi bëhet ideologji;  mishërimi e bën njeriun të mahnitet nga bukuria që zbulon Krishti përmes çdo vëllai e motre, çdo burri e gruaje”.

Papa në takimin me studentët e Lisbonës
Papa në takimin me studentët e Lisbonës   (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa dhe Pakti Edukativ Global

Pas këtyre fjalëve të frymëzuara, Papa u ndalua tek nisma e Paktit Global të Arsimit dhe shtatë parimet që formojnë arkitekturën e tij e që përfshijnë shumë nga këto tema, nga kujdesi për shtëpinë e përbashkët deri te pjesëmarrja e plotë e grave, te nevoja për të gjetur mënyra të reja të kuptimit të ekonomisë, politikës, zhvillimit ekonomik dhe progresit.

Këtë nënvizoi Papa, për t’i ftuar më pas, pedagogë e studentë  të studiojnë Paktin Global të Edukimit dhe të pasionohen pas tij. Një nga pikat që trajton - u kujtoi - është edukimi për pranim dhe përfshirje.

Shko më tej, më lart!

Miq, jam i lumtur t'ju shoh si bashkësi edukative e gjallë, e lidhur me realitetin, me Ungjillin, që nuk është stoli, por gjallëron sa pjesët, aq edhe të tërën. E di se rrugëtimi juaj përfshin fusha të ndryshme: studim, miqësi, shërbim social, përgjegjësi civile dhe politike, kujdes për shtëpinë e përbashkët, shprehje artistike...Këtë theksoi Papa, duke shpjeguar në fund themeloren: “ Çfarë do të thotë të jesh universitet katolik?”:

Të jesh universitet katolik do të thotë, mbi të gjitha, që çdo element të jetë në raport me të tërën dhe se e tëra gjendet në pjesët. Një traditë mesjetare tregon se kur shtegtarët në Camino de Santiago kalonin pranë njëri-tjetrit, njëri e përshëndeste tjetrin duke thirrur ‘Ultreia’ dhe tjetri u përgjigj ‘et Suseia’. Janë shprehje inkurajimi për të vazhduar kërkimin edhe me rreziqet e udhëtimit, duke i thënë vetes: ‘Shko më tej, më lart; hajde, hajde, vazhdo!’. Këtë ju uroj edhe unë, me gjithë zemër!”.

Takimi i Papës me studentët e Lisbonës
Takimi i Papës me studentët e Lisbonës   (Vatican Media)

Dy fjalë, për Universidade Católica Portuguesa

Universidade Católica Portuguesa (UCP), i vendosur në kampusin Palma de Cima në qendër të Lisbonës, u krijua në 1967 me dekretin Lusitanorum Nobilissima Gens të Selisë së Shenjtë, me kërkesë të Konferencës Ipeshkvnore Portugeze. I njohur zyrtarisht nga qeveria në vitin 1971, është universiteti i parë modern portugez, që nuk u themelua nga shteti, rezultat i Konkordatit ndërmjet qeverisë portugeze dhe Vatikanit. Instituti i Arsimit të Lartë me një matricë humaniste dhe një vokacion ndërkombëtar, me zyra në Lisbonë, Braga, Porto dhe Viseu, synon të promovojë arsimin e kualifikuar dhe formimin integral të studentëve. Duke u nisur nga parimet e humanizmit kristian, me respekt për diversitetin dhe mendimin e lirë. Universiteti ndjek misionin e, duke e drejtuar veprimtarinë akademike drejt përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, synon formimin e studentëve dhe në shërbim të shoqërisë. Instituti njihet si një nga universitetet më të mira në Portugali. Rektori aktual dhe i gjashtë i saj është profesoresha Isabel Capeloa Gil.

03 gusht 2023, 10:36