杏MAP导航

K?rko

Flamuri i Kores? s? Jugut n? DBR Flamuri i Kores? s? Jugut n? DBR  (AFP or licensors)

Fran?esku njofton: DBR 2027, n? Seul; Jubileu Rinor, n? Rom?, m? 2025

Sipas tradit?s, n? p?rfundim t? lutjes s? Engj?llit, n? Lisbon?, akti p?rfundimtar i Dit?s s? 37-t? Bot?rore t? Rinis?, Fran?esku njoftoi selin? e takimit t? ardhsh?m nd?rkomb?tar: do t? jet? Koreja e Jugut: "Nga kufiri per?ndimor - n? Lindjen e Larg?t, simbol i universalitetit t? Kish?s”. Djem dhe vajza nga e gjith? bota do t? mblidhen n? Rom? pas dy vjet?sh p?r ngjarjen rinore me rastin e Vitit Shenjt me tem?n e shpres?s e titullin "Ju pres!".

R. SH. - Vatikan

Seul, Koreja e Jugut, 2027. Pothuajse tridhjetë vjet pas Filipineve (1995): do të jetë sërish një vend aziatik që do të presë Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë. Njoftimi - gjithmonë i shumëpritur - u dha, në ndjekje të traditës, nga Papa mëngjesin e sotëm, 6 gusht, gjatë lutjes së Engjëllit në Parque Tejo të Lisbonës, si akt përfundimtar i  DBR-së së jashtëzakonshme në Portugali. Pas lutjes mariane, Papa Françesku shqiptoi lajmin e shumëpritur:

“Në fund është një çast, që të gjithë e presin: shpallja e fazës tjetër… Dita tjetër Botërore e Rinisë do të kremtohet në Azi, në Korenë e Jugut, në Seul”.

Nga kufiri perëndimor, në Lindjen e Largët

Fjalë të pritura me duartrokitje të stuhishme, posaçërisht nga shtegtarët koreano-jugorë, që ndodheshin që në mëngjes në podiumin e meshës papnore  me flamuj e pankarta e që shpërthyen në një brohori gëzimi për njoftimin, të shoqëruar edhe nga ipeshkvijtë:

“Kështu në vitin 2027 nga kufiri perëndimor i Evropës, do të kalojmë në Lindjen e Largët. Është shenjë e bukur e universalitetit të Kishës dhe e ëndrrës së unitetit, për të cilën të gjithë ju jeni dëshmitarë”- u tha  të rinjve Papa.

Shtegtarët e Koresë së Jugut, në skenën e Papës

Koreja e Jugut, vend që në gushtin e 2014 pati pritur Ditën VI të Rinisë Aziatike të cilën e pati kryesuar vetë Papa Françesku, duke shkuar në Seul dhe duke vizituar edhe qytetet Daejeon, Kkottongnae, Solmoe dhe Haemi.

Jubileu i të rinjve në Romë, më 2025

Por duhet kujtuar se, përpara ngjarjes në Azi, një takim tjetër pret djem dhe vajza nga e gjithë bota! Është Jubileu i Rinisë, me rastin e Vitit të Shenjtë të shpallur nga Papa, që do të mbahet në Romë me temën "Shtegtarët e Shpresës". Françesku e kujtoi edhe sot në Lisbonë, duke shtuar edhe:

“Mezi pres t'ju shoh më 2025 në Romë, për ta festuar së bashku Jubileun Rinor!

Intuita e Gjon Palit II

Pikërisht në Jubileun e parë të Rinisë, mbledhja e parë ndërkombëtare rinore e Kishës Katolike e kremtuar nga Gjon Pali II në kuadër të Vitit të Shenjtë të jashtëzakonshëm të Shëlbimit 1983-84, lindi ideja për organizimin global të të rinjve të botës. Ajo që, më pas, me kalimin e kohës, u bë Ditë Botërore të Rinisë. Pjesëmarrja e madhe dhe e papritur në Jubileun e Rinisë në Romë (rreth 250,000 njerëz) e nxiti Vojtilën ta përsëriste një vit më pas, në mars 1985. Prej këndej, vendimi për të themeluar një ditë vjetore të Rinisë e cila, me kalimin e viteve, u shndërrua në takim botëror me miliona, 5 milionë, siç ndodhi në Manila më '95-ën,  një milion e gjysmë, si në Lisbonë këto ditë.

06 gusht 2023, 13:21