杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku n? avionin p?r Lisbon? Papa Fran?esku n? avionin p?r Lisbon?

Fran?esku n? avionin p?r Lisbon?: nga DBR-ja do t? kthehem i rinuar

Si zakonisht, Papa p?rsh?ndeti gazetar?t nga e gjith? bota, q? e shoq?rojn? n? udh?timin e tij t? 42-t? apostolik. Me ta, kujtoi se ?sht? Dita e kat?rt Bot?rore e Rinis?, n? t? cil?n merr pjes?, q? nga dita e par? n? Rio de Janeiro, n? vitin 2013: "Vazhdojm? t? b?jm? zhurm?"

R.SH. – Vatikan

"Duket se janë më se një milion të rinj" në Lisbonë për Ditën Botërore të Rinisë, prandaj, "do të kthehem i rinuar". Këto ishin fjalët e Papës Françesku në avionin, që e çoi në Lisbonë, së bashku me mbi 70 gazetarët nga e gjithë bota, të cilët e ndjekin në këtë udhëtim të 42-të apostolik. "Faleminderit shumë për shoqërinë dhe punën tuaj, tani do t'ju përshëndes një nga një," u tha Papa.

DBR-ja e katërt

Udhëtimi, i cili nisi sot, 2 gusht e, do të vazhdojë deri të dielën, 6 gusht, bie pak ditë pas 10-vjetorit të udhëtimit të parë ndërkombëtar të Atit të Shenjtë, atij në Rio de Zhaneiro, në korrik 2013, pak muaj pas zgjedhjes në fronin e Shën Pjetrit. Edhe atëherë ishte Dita Botërore e Rinisë. Françesku përjetoi më pas atë të Krakovit, më 2016 dhe atë të Panamasë, më 2019. Tani një Ditë e re Botërore e Rinisë. “Kjo është e katërta, vazhdojmë të bëjmë zhurmë”, qeshi Papa me gazetarët, disa prej të cilëve i bënë dhurata.

Përshëndetja me gazetarët

Gazetarëve polakë, që e pyetën se cilat do të jenë udhëtimet e tij të ardhshme, Françesku iu përgjigj: "Do të doja të kthehesha" në vendin tuaj, duke iu referuar pikërisht udhëtimit në Poloni, shtatë vjet më parë. Përsa i përket hetimit të nisur nga Selia e Shenjtë për rastet e abuzimit në Peru, Papa Françesku siguroi: “Do të shkojmë përpara”.

02 gusht 2023, 13:40