Af?rsia e Pap?s me viktimat e atentatit kund?r nj? kishe n? Kongo
N? nj? telegram t? n?nshkruar nga kardinali Parolin, Papa Fran?esku shpreh dhembshurin? e tij p?r t? prekurit nga sulmi n? kish?n pentekostale t? Kasindit, t? diel?n, m? 15 janar
R.SH. – Vatikan
Papa Françesku shpreh dhembshurinë dhe afërsinë e tij për viktimat e sulmit të së dielës, 15 janar, kundër kishës pentekostale të Kasindit, në Republikën Demokratike të Kongos. Atentati, që shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, u mor përsipër nga një degë e Isis-it në Afrikën Qendrore.
Telegrami i Atit të Shenjtë nënshkruhet nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kreut të Kishës së Krishtit në vendin afrikan, André Bokundoa-bo-Likabe. Papa, lexohet në tekst, "ua beson të vdekurit dhe të plagosurit mëshirës së Zotit. I lutet Krishtit, Zotit të jetës, që të vuajturit të gjejnë ngushëllim dhe besim në Hyjin, duke i kërkuar dhuratën e paqes për ta".
17 janar 2023, 13:29