杏MAP导航

K?rko

 Ur? e rr?nuar n? Donbas Ur? e rr?nuar n? Donbas 

“Ndalohu dhe bisedo”: thirrja e re e Pap?s p?r Ukrain?n

Pas lutjes s? Engj?llit, mendimi i par? i Pap?s ishte p?r Ukrain?n t? cil?n, pohoi, nuk e harroi p?r asnj? ?ast as gjat? shtegtimit n? Kanada. P?rball? “fshikullimit t? luft?s”, Fran?esku pohoi: “E vetmja gj? e arsyeshme ?sht? t? ndalemi dhe t? bisedojm?”. M? pas, njoftimi se p?r shtegtimin pendestar n? Kanada do t? flas? m? holl?sisht n? audienc?n e ardhshme t? p?rgjithshme dhe fal?nderimi p?r t? gjith? ata, q? e shoq?ruan me lutje!

R. SH. - Vatikan

 “Edhe gjatë udhëtimit, nuk pushova kurrë s’u luturi për popullin ukrainas, të sulmuar dhe të torturuar, duke i kërkuar Zotit ta çlirojë nga tmerri i luftës”.

Kështu Papa Françesku, pas Engjëllit të Tënzot, kërkoi përsëri “që urtia të frymëzojë hapa konkrete paqeje” në vendin që vijon të jetojë nën bomba!”.

 “Po ta shikonim realitetin në mënyrë objektive, duke pasur parasysh dëmin që i sjell çdo ditë lufte jo vetëm asaj popullate, por edhe mbarë botës, e vetmja gjë e arsyeshme për të bërë do të ishte ndalimi i ndeshjes dhe fillimi i bisedimeve. Urtia frymëzoftë hapa konkretë paqeje”.

Faleminderit për mikpritjen në Kanada

Më pas Papa nuk mund të mos kthehej me kujtesë në Kanada, për ku u nis të dielën e kaluar, më 24 korrik, për t’u kthyer dje, i ngarkuar me kujtime të paharrueshme. E të mos falënderonte nga zemra atë popull, që e mikpriti me dashuri dhe e përcolli me mirënjohje të thellë:

“Dje në mëngjes u ktheva në Romë pas një udhëtimi apostolik gjashtëditor në Kanada. Do të flas për të në audiencën e përgjithshme, të mërkurën e ardhshme, por tani dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë shtegtim pendestar, duke nisur nga autoritetet civile, prijësit e popujve indigjenë dhe ipeshkvijtë kanadezë. E i falënderoj sinqerisht edhe të gjithë ata, që më shoqëruan me lutjet e tyre. Faleminderit!”.

31 korrik 2022, 13:26