杏MAP导航

K?rko

Fugurja e Zoj?s, dhuruar nga Papa n? qendr?n e Fraternité St. Alphonse Fugurja e Zoj?s, dhuruar nga Papa n? qendr?n e Fraternité St. Alphonse

Fran?esku nd?rmjet t? moshuarve e t? s?mur?ve t? Fraternité St. Alphonse

Gjat? rrug?s s? kthimit nga shenjt?rorja e Sainte-Anne de Beauprè, ku kremtoi mesh?n dje (28 korrik), Papa u ndal t? takoj? t? moshuarit e t? s?mur?t, n? qendr?n e mikpritjes e t? p?rshpirt?ris? s? Fraternité St. Alphonse

R.SH. – Vatikan

         I pritur në oborrin e strukturës nga ata, për të cilët qendra e Fraternité St. Alphonse është kthyer në shtëpi, si edhe nga ata që e frekuentojnë rregullisht, gjithsej rreth 50 vetë, si dhe nga drejtori përgjegjës, Át André Morency, Papa Françesku bisedoi lirshëm me ta, duke ua dëgjuar historitë e lutjet. Në këtë qendër strehohen të moshuar, persona që vuajnë nga varësi të ndryshme dhe pacientë me HIV/SIDA.

         Në fund, duke i përshëndetur, Ati i Shenjtë u dhuroi një ikonë të “Zojës së Jeruzalemit”. Realizuar me metoda moderne, kjo ikonë e Theotókos (Nënës së Zotit) është shumë popullore ndër shtegtarët e Tokës Shenjte, sepse origjinali ruhet në një altar shumë të nderuar në Kishën e Ngjitjes së Zojës në Qiell, festa liturgjike e së cilës kremtohet më 15 gusht.

Ati i Shenjtë u ndal në qendrën e mikpritjes dhe të përshpirtërisë të Fraternité St Alphonse, ndërsa po shkonte nga shenjtërorja e Sainte Anne de Beuprè, ku kremtoi meshën pasditen e djeshme (me orën evropiane), në kryeipeshkvinë e Quèbec-ut, për pushimin e drekës (sipas orës kanadeze).

29 korrik 2022, 11:49