杏MAP导航

K?rko

Engj?lli i T?nzot n? avion, me gazetar?t Engj?lli i T?nzot n? avion, me gazetar?t 

Engj?lli i T?nzot, n? fluturimin drejt Kanadas?. Papa: gjysh?rit, historia jon?

Nj? shtegtim, q? duhet b?r? me frym? pendestare dhe nj? lutje p?r gjysh?rit, duke p?rfshir? edhe meshtar?t, rregulltar?t, sidomos. K?to ishin disa nga fjal?t e p?rsh?ndetjes s? zakonshme t? Pap?s p?r gazetar?t q? e shoq?rojn? dhe q? do ta rr?fejn? “shtegtimin” e tij t? gjat? n? Kanada, qysh sot - deri m? 30 korrik, dat? e kthimit. E kjo, edhe lutja e jasht?zakonshme e Engj?llit t? T?nzot!

R. SH. - Vatikan

“Të diel të gëzuar! Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë për shoqërinë dhe shërbimin”. Këto, fjalët e para që Papa Françesku shkëmben me rreth tetëdhjetë gazetarë dhe operatorë. Shoqëruar me përshëndetje dhe shtrëngime duarsh, nga të cilat Ati i Shenjtë nuk heq dorë as gjatë fluturimeve!

Papa në mesin e gazetarëve shoqërues

Të tetëdhjetët do ta shoqërojnë dhe do të tregojnë çdo fazë të këtij shtegtimi të gjatë drejt Kanadasë, që sapo ka nisur. Shtegtim “pendestar”, që duhet bërë në këtë “frymë”, u kujton menjëherë Papa, siç bëri të dielën e kaluar në lutjen e Engjëllit. Dhe pikërisht për shkak të pamundësisë së  lutjes mariane në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku vendos ta kremtojë në bord. Kremtim në fluturim! Kushtuar Ditës Botërore të Gjyshërve të sotëm, me temë shkëputur nga Psalmit 92, Në pleqëri ata do të japin akoma fryt”.

“Gjyshërit dhe gjyshet janë ata që na transmetuan historinë, traditat, zakonet: kthimi tek ata me mendime sot është i rëndësishëm, është ‘leitmotiv’ në kuptimin që - shpjegon Papa - të rinjtë duhet të kenë lidhje me gjyshërit e tyre, të rinisen prej tyre, për t’i rimarrë rrënjët, jo për t’u ngulur aty, jo, por për t'i çuar përpara, si pema, që e merr forcën nga rrënjët, lëshon shtat, çel lule e lidh fryte”.

Pasuria e gjyshërve edhe në familjet rregulltare

Në lidhje me këtë, Françesku citon fjalët e poemës së Francisco Luis Bernárdez: “Gjithçka lulëzon në degët e pemës/ nga gjyshërti vjen/ që janë rrënjët/. Në kujtimin e Papës, në këtë ditë kur, me mandatin e tij kardinali vikar Angelo De Donatis kremtoi Meshën në Shën Pjetër, janë veçanërisht “pleqtë e edhe rregulltarët e moshuar, gjyshërit e jetës kushtuar”. Për ta, porosia e dyfishtë “të mos fshihen”, sepse janë “urtia e familjes rregulltare”, ndërsa për fillestarët dhe rregulltarët e rinj, “të kenë lidhje me ta”:

“Ata do të na japin të gjithëve përvojën e jetës, që do të na ndihmojë shumë, shumë, për të vijuar rrugën e nisur ... Për këtë ... secili prej nesh ka gjyshër dhe gjyshe, disa ikën, të tjerët janë gjallë, por le t’i kujtojmë sot, në mënyrë të veçantë: prej tyre morëm shumë gjëra, para së gjithash historinë”.

Kjo, lutja e sotme, e jashtëzakonshme, në një “shesh” sajuar me kaltërsinë e qiellit veror, ndezur nga vapa e korrikut. Lutje, në fluturim…

24 korrik 2022, 15:13