杏MAP导航

K?rko

Papa n? Kanada Papa n? Kanada

Dita e kat?rt e takimeve t? Pap?s Fran?esku n? Kanada, gjat? shtegtimit t? 37-t? apostolik

N? or?n 10.00 (me or?n kanadeze), pasdite n? Evrop?, Papa kremtoi mesh?n n? Bazilik?n e Sh?n An?s s? Beaupreé, vendi m? i lasht? i shtegtimit p?r kanadez?t. M? pas, kur n? Evrop? t? jet? nat?, Ati i Shenjt? do t? kremtoj? Mbr?m?soren me ipeshkvijt?, meshtar?t, diakon?t, rregulltar?t, seminarist?t dhe laik?t, n? Katedralen e Notre-Dame

R.SH. - Vatikan

Dita e katërt e shtegtimit të 37-të apostolik të Papës Françesku (e pesta nëse llogarisim edhe të dielën, që Papa e kaloi kryesisht në avion) e gjen Atin e Shenjtë në Québec, etapa e dytë e udhëtimit të tij pendestar për t’u qëndruar pranë indigjenëve të Kanadasë. Në orën 10.00 (me orën kanadeze), pasdite në Evropë, Papa kremtoi meshën në Bazilikën e Shën Anës së Beaupreé, vendi më i lashtë i shtegtimit për kanadezët. Më pas, kur në Evropë të jetë natë, Ati i Shenjtë do të kremtojë Mbrëmësoren me ipeshkvijtë, meshtarët, diakonët, rregulltarët, seminaristët dhe laikët, në Katedralen e Notre-Dame. Këtu përfundon kjo etapë, pasi nesër Françesku do të niset për në Iqaluit, pas dy takimeve në kryeipeshkvi: i pari, privat, me disa anëtarë të Shoqërisë së Jezusit, i dyti, me një delegacion indigjenësh, të pranishëm në Québec.

28 korrik 2022, 11:32