杏MAP导航

K?rko

Papa n? lutje para Ikon?s s? Zoj?s, n? Santa Maria Maggiore Papa n? lutje para Ikon?s s? Zoj?s, n? Santa Maria Maggiore  

Papa ia beson Maris? shtegtimin n? Malt?, n? gjurm?t e Sh?n Palit

Mbr?m?, si? b?n n? prag t? ?do shtegtimi apostolik, Papa shkoi n? Bazilik?n romake t? Sh?n Maris? s? Madhe, ku iu lut Virgj?r?s Mari dhe nderoi ikon?n e Sh?n Maris? Salus Popoli Romani. Asaj ia besoi mbrojtjen e shtegtimit t? tij t? 36-t? jasht? Italis?.

R. SH. - Vatikan

Pasditen e 1 prillit Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u lut para ikonës së Shën Marisë Salus Populi Romani. Asaj ia besoi mbrojtjen e shtegtimit të tij të 36-të jashtë Italisë. Si kreu lutjen, u rikthye në Vatikan.

Programi: dy ditë të ngarkuara me takime e biseda

Papa Françesku është në Maltë sot, në orën 10.00.

Dita I: Nga aeroporti shkon në Pallatin La Valletta të Mjeshtrit të Madh, seli e Mjeshtrave të Mëdhenj të Kalorësve të Shën Gjonit, që e ndërtuan në vitin 1571. Aty takohet me presidentin dhe me kryeministrin e vendit e më pas, i flet Trupit Diplomatik të akredituar në Maltë. Pasdite, vizita në shenjtëroren mariane Ta’Pinu në ishullin e Gozos. Në muzg, lutja me besimtarët në sheshin para shenjtërores më të rëndësishme.

Të dielën, Françesku do të takohet privatisht me jezuitët e Maltës dhe do të shkojë për t’u lutur në shpellat e Shën Palit, në Rabat. Ky është vendi, ku, sipas traditës, apostulli doli në breg pas mbytjes së anijes, në vitin 60 pas Krishtit. Vend tejet i rëndësishëm për krishtërimin në ishull, është vizituar edhe nga dy Papët e mëparshëm.

Pas ndezjes së një llambe kushtimi, Ati i Shenjtë do të lutet e do të përshëndesë 14 krerët fetarë të pranishëm, së bashku me të sëmurët e asistuar nga Karitasi. Pastaj, mesha në Sheshin e Hambarëve në Floriana, në orën 10.15, ndjekur nga Engjëlli i Tënzot. Pasdite, vizita në qendrën "Gjoni XXIII Peace Lab", në Hal Far, ku strehohen emigrantë nga Somalia, Eritrea dhe Sudani. Papa do të takohet me rreth dyqind prej tyre, në teatrin e hapur të strukturës. Në orën 18.15, parashikohet ceremonia e lamtumirës në aeroport, ndërsa mbërritja në Romë, në orën 19.40.

Motoja e shtegtimit apostolik të Papës Françesku: “Na trajtuan me humanizëm të rrallë”, është një verset i shkëputur nga Veprat e Apostujve. Janë fjalët e Shën Palit, me të cilat përshkruan pritjen që i bënë maltezët, atij e shokëve të tij të fundosur në brigjet e ishullit në vitet 60, gjatë shtegtimit që po i çonte drejt Romës.

Françesku është Papa i tretë që shkel në Maltë, pas Shën Gjon Palit II në vitet 1990  e 2001 dhe Benediktit XVI, në vitin 2010.

02 prill 2022, 09:20