Papa fal?nderon Zoj?n p?r shtegtimin n? Malt?
Fran?esku i sapokthyer nga shtegtimi n? Malt?, u ndalua n? lutje para ikon?s s? Zoj?s Salus Populi Romani, s? cil?s ia pati besuar shtegtimin e 36-t? apostolik jasht? Italis?.
R. SH. - Vatikan
Sot në mëngjes, siç bën gjithnjë në përfundim të shtegtimeve apostolike, Papa Françesku - njofton në një komunikatë Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë - shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u gjunjëzua në lutje para ikonës së Zojës Salus Populi Romani. Ishte uratë falënderimi për shtegtimin, por edhe lutje e ngarkuar me dhimbje për fatet e Ukrainës e të mbarë njerëzimit, të pushtuar nga ankthi i luftës.
Papa e falënderoi Zojën, së cilës ia pati besuar shtegtimin e 36-të apostolik jashtë Italisë, para se të nisej, pasditen e 1 prillit. Në përfundim të vizitës në Shën Marinë e Madhe, Papa Françesku u rikthye në Vatikan.
04 prill 2022, 10:52