杏MAP导航

K?rko

Papa arriti n? Malt?: nisi shtegtimi i 36-t? apostolik

Avioni me t? cilin shtegtonte Papa, nj? Airbus i Ita Airways, preku trojet malteze n? or?n 9.50, pas nj? or? e gjys?m fluturimi, N? telegramin drejtuar presidentit italian Mattarella, shkruhet: “Po shkoj p?r vizit? n? nj? vend me bukuri t? rrall?. Port mij?ravje?ar arritjesh e nisjesh”. M? pas, p?rsh?ndetja drejtuar gazetar?ve. E pritja e padurueshme n? ishull, p?r k?t? shtegtim prej dyzet e tet? or?sh, n? nj? Evrop? tejet t? shqet?.

R. SH. - Vatikan

Era e fortë e Mesdheut e priti e para Papën Frangisku – siç shqiptohet emri i Atit të Shenjtë në gjuhën vendase - në Maltë, arkipelag i zgjedhur nga Jorge Mario Bergoglio si cak i shtegtimit të 36-të apostolik të papnisë. Shtegtim prej rreth dyzet e tetë orësh, gjatë të cilit Papa do të vizitojë  La Vallettën, Rabatin, Florianën dhe ishullin e Gozos. Airbus-i A320 i Ita Airways, me të cilin shtegtonte Papa, preku tokën malteze në orën 9.50, në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës, ku për ta pritur kishte dalë presidenti  i Republikës, George William Vella, me bashkëshorten. 

Flamujtë, maltezi bardh e kuq - e vatikanasi verdh e bardh, rrihnin vrullshëm palët, ndërsa banda luante Himnet përkatëse e Françesku  përshëndeste së pari kreun e shtetit dhe delegacionet përkatëse. Presidenti përqafon kardinalin maltez, Mario Grech, ipeshkëv nderi i Gozos e sekretar i Sinodit të ipeshkvijve. E ndërsa Papa ndalet për të shkëmbyer nja dy fjalë me imzot Sciclunën, kryeipeshkëv metropolit i Maltës, dy vogëloshe i afrohen, për t’i dhuruar lulet e mikpritjes!

Takimi me autoritetet

 Me presidentin Vella Françesku përshkon tapetin e kuq, deri tek Presidential Lounge and Ministerial CIP Lounge. Menjëherë pas, niset me auto drejt Pallatit të Mjeshtrit të Madh, në La Valletta, që ishte seli e Mjeshtrave të Kalorësve të Shën Gjonit, të cilët e ngritën këtë ndërtesë në vitin 1571. Këtu nisi veprimtaria e parë: vizita e mirësjelljes presidentit. E po këtu, një takim i shkurtër me kryeministrin Robert Abela dhe familjarët, në përfundim të të cilit, takimi, në Grand Council Chamber, me autoritetet dhe trupin diplomatik. Atyre Papa do t’u drejtojë fjalimin e parë publik.

02 prill 2022, 11:28