杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku lutet n? Shpell?n e Sh?n Palit n? Malt? Papa Fran?esku lutet n? Shpell?n e Sh?n Palit n? Malt?

Malt?, lutja e Fran?eskut n? Shpell?n e Sh?n Palit

N? vendin, ku u strehua Apostulli i Popujve, gjat? q?ndrimit t? tij n? Malt?, pasi iu mbyt anija n? brigjet e ishullit, n? vitin 60 pas Krishtit, Papa Fran?esku, n? dit?n e dyt? t? udh?timit t? tij t? 36-t? apostolik, kujtoi mikpritjen e maltez?ve p?r Sh?n Palin e shok?t e tij. Ati i Shenjt? iu lut Zotit q? e gjith? bota t? ket? nj? zem?r, e cila rreh me dashuri p?r t? af?rmin

R.SH. - Vatikan

Një atmosferë festive e priti Papën Françesku në sheshin e bazilikës së Shën Palit në Rabat. Ati i Shenjtë qëndroi disa minuta në kishë e pastaj shkoi në shpellën, e cila sipas traditës, është shtëpia ku jetoi Apostulli i Popujve gjatë tre muajve, që kaloi në ishull, pas mbytjes së anijes, gjatë udhëtimit për në Romë. Ngjarja kujtohet nga një anije, që riprodhon origjinalen e ku digjet një qiri.

Papa ndez qiriun në shpellën e Shën Palit
Papa ndez qiriun në shpellën e Shën Palit

Lutja në kujtim të Shën Palit

         Papa iu afrua një ambienti të vogël shkëmbor, ku Shën Pali meditonte çdo ditë, pasi predikonte, mësonte katekumentët dhe shëronte të sëmurët, duke i kërkuar Zotit të ushtronte pushtetin e tij mbi ta. Ndezi një llambë kushtore, në të cilën dallohet stema panore dhe fjala “Pax” (Paqe). Kjo ishte dhurata e Atit të Shenjtë për këtë vend. Më pas, lutja.

Ja teksti i plotë i lutjes së Papës:

O Zot i mëshirës,

në provaninë tënde të mrekullishme

deshe që shën Pali Apostull

t’u shprehte dashurinë tënde banorëve të Maltës,

të cilët ende nuk të njihnin.

Ai u kumtoi atyre Fjalën tënde

e ua shëroi sëmundjet e dobësitë.

Të shpëtuar nga mbytja,

Shën Pali dhe shokët e udhëtimit

gjetën këtu, duke i pritur

njerëz paganë zemërmirë,

që i trajtuan me njerëzi të rrallë,

duke e parë se kishin nevojë

për strehë, për siguri e ndihmë.

Askush nuk ua dinte emrat,

as prejardhjen a gjendjen shoqërore;

dinin një gjë të vetme:

kishin nevojë për ndihmë.

S’kishte kohë për diskutime,

për gjykime, analiza e llogari:

ishte koha për t’u dhënë ndihmë;

i lanë të gjitha punët

e ashtu bënë.

Ndezën një zjarr të madh

i thanë e i ngrohën.

I pritën me zemër të hapur

e, së bashku me Publius

i pari në qeverisje e në mëshirë,

gjetën për ta një strehë.

O Atë i mirë,

na jep edhe ne hirin e zemrës së dhembshur

që rreh me dashuri për vëllezërit.

Na ndihmo t’i kuptojmë nga larg nevojat

e atyre, që luftojnë me valët e detit,

përplasur mbi shkëmbinjtë e ndonjë bregu të panjohur.

Bëj që dhembshuria jonë

të mos përfundojë në fjalë boshe,

por të ndezë flakadanin e mikpritjes,

që bën të harrohet koha e keqe,

që ngroh zemrat dhe i bashkon:

vatër e shtëpisë së ndërtuar mbi gur,

vatër e një familjeje të vetme, të gjithë bijtë e tu,

motra e vëllezër, të gjithë.

Ti i do pa dallim

e dëshiron që të bëhen një gjë e vetme

me Birin tënd, Zotin tonë Jezu Krisht,

përmes forcës së flakës zbritur nga qielli,

Shpirtit tënd të Shenjtë,

që djeg çdo armiqësi,

e natën na e ndriçon udhën

drejt Mbretërisë tënde të dashurisë e të paqes.

Amen.

Papa shkruan në Librin e Nderit, në shpellën e Shën Palit
Papa shkruan në Librin e Nderit, në shpellën e Shën Palit

Papa shkruan në Librin e Nderit  

Pas përfundimit të lutjes e pas një çasti në heshtje, Ati i Shenjtë shkroi në Librin e Nderit: “Në këtë vend të shenjtë, që kujton Shën Palin, Apostullin e Popujve dhe atin e fesë për këtë popull, falënderoj Zotin e lutem që t’u japë gjithnjë maltezëve Shpirtin Ngushëllues dhe zjarrin e kumtimit të Ungjillit”. Dikush i dha një kësulë papnore, që Papa e firmosi, në mënyrë që të mbetet si kujtim i vizitës.

Në bazilikë me besimtarët

         Vizita e Françeskut në vendet e shkelura nga shën Pali vijoi në bazilikën kushtuar apostullit, ku Ati i Shenjtë tha një lutje tjetër, së bashku me besimtarët, duke i kërkuar Hyjit të Gjithëpushtetshëm t’i bëjë njerëzit ta kuptojnë “Dashurinë që i krijoi”, “Gjakun, që i shëlboi”, “Shpirtin që i përtëriu”. Së fundi, përshëndeti të sëmurët, të pastrehët, disa prej të cilëve nga “Shtëpia e Papës Françesku”, ngritur në Santa Venera për t’i ndihmuar, si edhe rreth 30 vetë, që asistohen nga Kisha në udhën për të dalë nga droga.

03 prill 2022, 10:00