Fran?esku p?rsh?ndet familjet ukrainase, para shtegtimit n? Malt?
R. SH. - Vatikan
Një zakon, që përsëritet: përshëndetja, falënderimi dhe urimi, që shtegtimi të jetë nën shenjën e shpresës. E këtë kuptim pati edhe takimi i sotëm në Shtëpinë e Shën Martës, ku Papën e përcollën disa familje refugjatësh, strehuar nga Bashkësia e Shën Egjidit e shoqëruar nga kardinali Konrad Krajewski, lëmoshtar i Shenjtërisë së Tij.
Ndërmjet tyre, një nënë 37 vjeçare me dy fëmijë, 5 e 7 vjeç, ardhur në Itali nga Leopoli rreth 20 ditë më parë. Vajza e vogël iu nënshtrua një operacioni kardiologjik e është ende nën kontroll mjekësor, në Romë. Ishin, pastaj, edhe dy nëna, kunata, me katër fëmijë të moshave 4 deri në 17 vjeç, strehuar në një apartament, ofruar nga një zonjë italiane. Vijnë nga Ternopil e janë në Romë prej 20 ditësh.
Të vegjlit e familjeve tashmë frekuentojnë shkollën. Familja e tretë arriti në Romë prej tri ditësh, duke kaluar nëpër Poloni. Janë 6 vetë: nëna, babai e tre fëmijë: 16, 19 e 8 vjeç. Me ta është edhe gjyshja, 75 vjeçare. Vijnë nga Kievi e strehohen në një shtëpi të ofruar nga një italiane për refugjatët.