杏MAP导航

K?rko

Papa p?rsh?ndet athniot?t Papa p?rsh?ndet athniot?t 

Papa: do t’ju marr me vete, n? kujtes?, n? lutje

N? p?rfundim t? kremtimit t? Mesh?s, kremtuar n? Megaron Concert Hall t? Athin?s, Papa u shprehu t? pranishm?ve mir?njohjen p?r mikpritjen, duke kujtuar se nga gjuha greke erdhi p?r mbar? Kish?n fjala, q? p?rmbledh dhurat?n e Krishtit: Eukaristia!

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të kremtimit, Papa u shprehu të pranishmëve mirënjohjen  për mikpritjen, duke i falënderuar me gjithë zemër. Efcharistó (Faleminderit).

Nga gjuha greke - kujtoi më pas - erdhi për mbarë Kishën fjala, që përmbledh dhuratën e Krishtit: Eukaristia:

“E kështu, për ne, të krishterët,  falënderimi u shkrua në zemër të fesë e të jetës. Uroj që Shpirti Shenjt të mund ta bëjë qenien dhe veprimin tonë Eukaristi, falënderim drejtuar Zotit e dhuratë dashurie për vëllezërit”

Në vijim Papa u shprehu mirënjohjen autoriteteve civile e vëllezërve ipeshkvij, për të përshëndetur edhe më të fundmin nga ata, që e përgatiten  dhe e organizuan këtë vizitë:

“Nesër - përfundoi - do të largohem nga Greqia, por jo nga ju! Do t’ju marr me vete, në kujtesë, në lutje. E edhe ju - përfundoi -  ju lutem,  më kujtoni në uratë!”.

05 dhjetor 2021, 14:58