杏MAP导航

K?rko

Fran?esku: Kisha ?sht? nj? “ne”, q? p?rfshin e jeton me g?zimin e Ungjillit

Rreth 10 mij? besimtar?t e mbledhur p?r Mesh?n n? Stadiumin e Nikozis?, Papa i k?shilloi t? jen? gjithnj? t? bashkuar, t? dialogojn? e t? ecin s? bashku. Para ?do err?sire personale e sfidave, q? kemi p?rpara n? Kish? e n? shoq?ri, jemi t? thirrur ta p?rt?rijm? v?llaz?rimin. N?se mbetemi t? ndar? nd?rmjet nesh, n?se mendojm? vet?m p?r vete a p?r grupin, t? cilit i p?rkasim, n?se nuk shtr?ngohemi fort me nj?ri-tjetrin, nuk dialogojm?, nuk ecim t? bashkuar

R.SH. - Vatikan

Rreth 10 mijë besimtarët e mbledhur për Meshën në Stadiumin e Nikozisë, Papa i këshilloi të jenë gjithnjë të bashkuar, të dialogojnë e të ecin së bashku: kumtimi nuk është prozelitizëm, por dëshmi, as moralizëm që gjykon, por mëshirë! E, duke përshëndetur Kishën qipriote, në përfundim të kremtimit, shtoi: më pëlqen kjo atmoferë tipike për Tokën Shenjte, ku lashtësia dhe variacioni i traditave të krishtera e pasurojnë shpirtërisht shtegtarin.

Të shkojmë te Jezusi, për t’u shëruar

“Të shkojmë tek Jezusi, për t’u shëruar, t’i mbartim së bashku plagët, ta kumtojmë së bashku, me gëzim, Ungjillin!”. Këtë  duhet të mësojmë - kujtoi Papa Françesku - nga faqja e sotme ungjillore, që flet për dy të verbër të shëruar nga Krishti.

Në homelinë,  shqiptuar  në Pancyprian Gymnastic Association Stadium të Nikozisë, në ditën e dytë të shtegtimit të tij apostolik në Qipro, Françesku u ndalua tek përvoja e tyre, duke e zhvendosur në realitetin e sotëm. Hyri në stadium me një shkop baritor prej druri, krejt të thjeshtë, ndërsa mbi fushën e futbollit derdheshin pa kursim rrezet e diellit vjeshtarak, duke larë në ar edhe altarin e stolisur me lule të verdha, në tribunën përballë të cilit prisnin fjalën e Papës më se 10 mijë vetë. Prej aty ku qenë ulur, besimtarët  mund të shikonin një kryq të madh e, në dy anët e tij, simbolet e shtegtimit apostolik të Papës - Shën Barnabën Apostull dhe ishullin e Qipros.

Në fillim të homelisë, Papa kujtoi dy të verbërit e Ungjillit që, ndonëse pa dritë në sy, shikojnë çka ka më shumë vlerë: e shikojnë Jezusin si Mesia i ardhur në botë:

“Të dashur vëllezër e motra, para çdo errësire personale e sfidave, që kemi përpara në Kishë e në shoqëri, jemi të thirrur ta përtërijmë vëllazërimin. Nëse mbetemi të ndarë ndërmjet nesh, nëse mendojmë vetëm për vete a për grupin, të cilit i përkasim, nëse nuk shtrëngohemi fort me njëri-tjetrin, nuk dialogojmë, nuk ecim të bashkuar, nuk mund as të shërohemi kurrë plotësisht nga verbëria”.

Shërimi vjen kur mbarten së bashku plagët - shpjegoi Françesku - kur përballohen së bashku problemet, kur  dëgjohet ai që flet. “Ky është hiri i të jetuarit në bashkësi, i kuptimit të vlerës, që ka vetë bashkësia. Prej këndej, ftesa e Papës drejtuar besimtarëve, që të jenë gjithnjë të bashkuar e të shkojnë kështu përpara me gëzim.

Mëkati të verbon, duke e shtrembëruar realitetin

Dy protagonistët e Ungjillit, pastaj, kanë shumë për të mësuar “nga mbartja e përbashkët e vuajtjeve e nga miqësia vëllazërore” - reflektoi Papa, duke shtuar:

“Secili prej nesh është, në një farë mënyre, i verbër, për shkak të mëkatit, që e pengon ‘ta shikojë Zotin si Atë’ e të tjerët si vëllezër. E këtë bën mëkati: e shtrembëron realitetin, na bën ta shikojmë Zotin si zotërues a si padron, e të tjerët, si problem, që duhen zgjidhur. Është vepra e tunduesit, që i falsifikon sendet e synon që njerëzit t’i shikojnë nën një dritë negative, për t’i flakur në dëshpërim, për t’i bërë t’i lëshojë fare zemra”.

Gëzimi, shenjë dalluese e të krishterit

Së fundi Françesku vuri në dukje entuziazmin e dy të verbërve “kur iu hapën sytë, e panë” - e edhe gëzimin e atyre, që e jetuan këtë takim të mrekullueshëm me Jezusin, i cili i porosit të mos i thonë gjë askujt, ndërsa ata japin kushtrimin që e shpërndan në të katër anët lajmin e mirë: të verbërit shikojnë! Sytë e tyre u hapën për të parë dritën e diellit vjeshtarak! Për Papën, te kjo padëgjesë, shikojmë “një shenjë tjetër dalluese të të krishterit: gëzimi i papërmbajtshëm Ungjillit e mbush   zemrën dhe jetën e atyre  që e takojnë Jezusin aq, sa nuk mund të mos e dëshmojnë me zë të lartë gëzimin, që i pushton. Gëzim, të cilin Papa e vërejti edhe në fytyrat e besimtarëve të pranishëm në stadium:

“Të shumëdashur, është e bukur t’ju shikosh e edhe të shikosh se po e jetoni me gëzim kumtin çlirues të Ungjillit. Ju falënderoj për këtë! E ju ikurajoj të shkoni përpara në këtë rrugë: si dy të verbërit e Ungjillit, ta rijetojmë edhe ne takimin me Jezusin e të dalim nga vetvetja pa frikë për  t’ia dëshmuar atyre, që do të takojmë”.

Duke e përfunduar homelinë, Papa  kujtoi se Jezusi vijon të ecë edhe nëpër rrugët e Qipros, duke shëruar plagët e sëmundjet e duke përtërirë  vëllazërimin. E i ftoi besimtarët të përsërisin tri herë me të, thirrjen: “Eja, o Zot Jezus!”.

Përshëndetja  e përzemërt qipriotëve

Në përfundim të Meshës, Papa i dha përshëndetjen e lamtumirës Kishës së Qipros, duke e falënderuar nga gjithë zemra për pritjen dhe dashurinë.

Pastaj mendimi i Françeskut shkoi te migrantët, që i takoi pasdite, së bashku me besimtarët, e konfesioneve të ndryshme të krishtera. E, para se të largohej nga altari, u ndalua pranë Virgjërës Mari, duke e përshëndetur me një këngë mariane.

Takimi me kryerabinin dhe drejtoreshën e burgut të ishullit

Pasi u rikthye në nunciaturë - njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë - Françesku u takua për pak çaste me kryerabinin e Qipros, Arie Zeev Raskin e, përmes tij,  përshëndeti gjithë bashkësinë hebraike qipriote. Më pas, edhe një përshëndetje tjetër për drejtoreshën e burgut të Ishullit, që i solli një dhuratë nga ana e të burgosurve, ndërmjet të cilëve edhe migrantë të mbyllur në qeli, sepse pa dokumente.  

03 dhjetor 2021, 15:41