杏MAP导航

K?rko

Papa viziton Motrat e N?n? Terez?s n? Qendr?n Betlehemi nё Bratislav?

Papa: "Fal?nderoj shum? motrat rregulltare p?r pun?n q? b?jn?, pёr mikpritjen, strehimin, ndihm?n dhe shoq?rimin e nevojtar?ve tё pastreh?. Shum? faleminderit". Fran?esku i fal?nderoi t? gjith? t? rinjt? e pranish?m. "Ne jemi kaq t? lumtur dhe Zoti ?sht? i lumtur me ne. Ai ?sht? gjithmon? pran? nesh, edhe n? momentet e sprov?s e mos harroni se Zoti ?sht? gjithmon? me ne".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku mbërriti sot pasdite në Qendrën ‘Betlehemi’ në Bratislavë për një vizitë private. Pasdite, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se, para këtij emërimi, Papa në Nunciaturёn Apostolike u takua me Robert Bezak, kryeipeshkvin e nderit tё Trnava-s, me familjen e tij.

Posa mbërrini në Qendrën  ‘Betlehemi’, Papa Françesku u prit nga Motra Eprore e strukturës ku mblidhen të pastrehët qё ndihmohen nga Motrat e Kongregatёs sё Misionareve tё Dashur, themeluar nga Nënë Tereza.

Papёs iu vendos rreth qafës një kurorë lulesh blu. Ati i Shenjtё Françesku pastaj përshëndeti një nga një motrat Misionare tё Dashurisё tё pranishme nё takim. "Mirëmbrëma të gjithë ju. Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju e qё ju vizitoj. Faleminderit", tha Papa Bergoglio duke përshëndetur shumë njerëz të pranishëm në oborrin e qendrës ‘Betlehemi’ qё valëvitnin flamujt e Sllovakisë e tё Selisë së Shenjtë dhe duartrokitnin.

"Falënderoj shumë motrat rregulltare - vazhdoi Papa - për punën që bëjnë. Pёr veprimtarinë mikpritjes e tё strehimit, pёr ndihmën dhe shoqërimin e nevojtarëve tё pastrehë. Shumë faleminderit", shtoi Papa Françesku duke i falënderuar të gjithë të rinjtë e pranishëm. "Ne jemi kaq të lumtur dhe Zoti është i lumtur me ne. Ai është gjithmonë pranë nesh, edhe në momentet e sprovës e mos harroni se Zoti është gjithmonë me ne".

Qendra Betlehemi e Misionareve tё Bamirësisë ndodhet në lagjen Petrzalka tё Bratislavës. Këtu, që mёse njëzet vjet, bashkësia ndërkombëtare e murgeshave të Nënë Terezës, nё mesin e ndërtesave të larta të banesave publike, është kujdesur për të pastrehët, të varfërit, njerëzit që kanё nevojë për ndihmë dhe mbi të gjitha të sëmurët. Struktura, një ndërtesë e vogël dykatëshe, dikur kopsht fëmijësh, ofron shtretër, ushqime të nxehta dhe shërbime higjienike.

13 shtator 2021, 16:35