杏MAP导航

K?rko

Fran?esku ?sht? n? Budapest: nisi shtegtimi i ri apostolik

U nis pak pas or?s 06.00 nga aeroporti i Rom?s- Fiumicino, avioni A320 i Alitalia-s, q? e ?oi Pap?n n? zem?r t? Evrop?s. Fran?esku shkeli tok?n maxhare n? or?n 07.42, duke nisur etap?n e par? t? shtegtimit. Pas rreth shtat? or?sh do t? riniset drejt Sllovakis?. Arrin, k?shtu, n? 54 numri i vendeve t? bot?s t? vizituara nga Fran?esku q? n? fillim t? Papnis?.

R. SH. - Vatikan

Me arritjen në Budapest, në orën 07.42, nisi shtegtimi i 34-t i kësaj papnie. Pesë ditë, nga Hungaria në Sllovaki, me lutje e adhurim në zemër të Evropës, sipas ndjeteve të vetë Papës, besuar ndërmjetësimit të “shumë dëshmitarëve heroikë të fesë”, që e dëshmuan Ungjillin në Hungari e në Çekosllovaki, të përndjekur e të martirizuara”. E,  duke u shkëputur nga  aeroporti romak, drejt Budapestit, popullit italian e atij kroat, mbi vendet e të cilëve fluturonte avioni, nuk u mungoi përshëndetja e Papës.

Temat e shtegtimit

Martirizimi e shtypja, por edhe misioni e ungjillëzimi, siç mësojnë apostujt e sllavëve Çirili e Metodi, e më pas dialogu ekumenik dhe ndërfetar e, natyrisht, edhe  shqetësimet evropiane. Këto, temat kryesore të shtegtimit  të Françeskut mbi gjurmët e Gjon Palit II, që e vizitoi këtë vend më se një herë. Shtegtim, të cilin Papa e kujtoi gjatë kthimit nga Iraku, në vitin 2021, me dëshirën e madhe për të marrë pjesë në Kongresin e 52-të Eukaristik, që vijon në Budapest. Duke i mbyllur punimet me kremtimin e Meshës përfundimtare, Françesku do të jetë Papa i tretë i epokës moderne, që merr pjesë në një Kongres Eukaristik, pas Palit VI e Gjon Palit II.

Arritja në Budapest

Mijëra, besimtarët që priten për takimin kryesor të ditës së sotme në Hungari, ditë që nisi rreth orës 08.00, me hapjen e portës së avionit e  zbritjen e Françeskut, përshëndetur nga Nunci apostolik dhe Ambasadori i jashtëzakonshëm pranë Selisë së Shenjtë. Më pas, takimi me kryeministrin Zsolt Semjwen, tufa me lule dorëzuar nga dy fëmijë, fotot e duartrokitjet e stuhishme të pritësve. Pastaj zhvendosja me makinë në qendrën e qytetit. Këtu, rreth orës  8.45, nisën tre takimet pranë Muzeut të Arteve të Bukura. Së pari Papa hyri në sallën Rinashimentale, ku e prisnin 35 ipeshkvijtë e vendit, me në krye imzot Anras Veres, e më pas  u zhvensdos në sallën aty pranë për të takuar përfaqësuesit e Këshillit ekumenik të Kishave dhe disa bashkësi hebraike të Hungarisë (ishin rreth një gjysëm milioni hungarezët e internuar nga nazizmi), rreth 50 vetë, të cilëve Papa u drejtoi fjalimin e tij të dytë në tokën hungareze.

Statio orbis, në zemër të Hungarisë

Në orën 11.30, Papa përshkoi me papamobil Sheshin e madh të Heronjve, ku ndodhet edhe Muzeu, zemër e vendit, e simbolet e tij më të rëndësishme: shtatorja e Shën Shtjefnit, mbretit të parë të krishterë të Hungarisë së bashkuar, Kurora Shenjte dorëzuar atij nga Papa Silvestri, simbol i lidhjeve të ngushta me Selinë Shenjte dhe kryqi i dyfishtë i krishterimit, së bashku me  shtatoret, që përkujtojnë liderët e shtatë fiseve themeluese të Hungarisë.

Pikërisht në këtë shesh do të mbyllet Kongresi Eukaristik Ndërkombëtar. Prej këtu, në përfundim të Meshës e të kremtimit të Engjëllit të Tënzot, Papa do të zhvendoset në aeroport për ceremoninë e lamtumirës e,  gjithnjë me avionin e Al Italia-a do të fluturojë drejt Bratislavës.

Në Sllovaki, shtegtar te Zoja  e Dhimbshme

Nga Adhurimi Eukaristik në Hungari,  tek shtegtimi në lutje pranë Zojës me  Shtatë Hanxharë, në Sllovaki, ku Papa  do të vizitojë tre qytete në zonën  e Evropës qendro-lindore, e deri tek kulmi: Festa mariane  e 15 shtatorit më Sastin. Pas pritjes së presidentes së Republikës, Zuzana Caputova, në aeroportin e Bratislavës, Françesku do të  shkojë në Nunciaturë ku, rreth  orës 16.30, do të takohet me Këshillin Ekumenik të Kishave të Republikës sllovake. Më pas, privatisht,  në orën  17.30, si zakonisht në shtegtimet apostolike, do të përshëndesë anëtarët e Shoqërisë së Jezusit, veprimtari përfundimtare e ditës së parë në Sllovaki.

12 shtator 2021, 10:36