杏MAP导航

K?rko

Papa p?rsh?ndet gazetar?t gjat? fluturimit Papa p?rsh?ndet gazetar?t gjat? fluturimit 

Papa gazetar?ve: shtegtimi n? Irak ?sht? detyr? ndaj nj? toke t? martirizuar

Gjat? fluturimit t? avionit, q? e ?oi nga Roma - n? Bagdad, Fran?esku shprehu k?naq?sin? p?r rifillimin e shtegtimeve apostolike dhe i p?rsh?ndeti kronist?t n? bord, duke respektuar normat anti-Covid. Pap?s i jepet ?mimi “Maria Grazia Cutuli”, p?r rolin si i “d?rguar i posa??m”, n? em?r t? fes?, t? v?llaz?rimit e t? paqes

R. SH. - Vatikan

Tani Papa është në Irak. “Jam i kënaqur, që rifillova shtegtimet” - kujtoi,  ndërsa ngjitej në avionin, që do ta çonte në Bagdad. E quajti emblematike, këtë vizitë, parë “si detyrë ndaj një toke të martirizuar prej shumë vitesh”. Pastaj, përshëndetja personale - me maskë, për të respektuar kufizimet  anticovid - me të gjithë gazetarët dhe operatorët e pranishëm në bord. “Nuk dua të rri larg, do të kaloj për t’ju përshëndetur pakëz më nga afër” – nënvizoi, duke i falënderuar “për shoqërimin”.

Papa shtegtar në Irak

Para se të ulej në vendin e tij, Papa shprehu trishtimin për mungesën e dekanes, Valentina Alazraki, e cila prej vitesh ndjek shtegtimet papnore: “Shpesojmë ta kemi pranë në shtegtimin e ardhshëm” - uroi - duke paraqitur Phill Pulella-n si dekan në këtë vizitë. Në bord, shumë emocion i natyrshëm: fluturohet pas 15 muajsh - kujtoi drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni - që e falënderoi  Papën për shtegtimin në Irak e, duke iu drejtuar, i kujtoi: “Ju, pak ditë më parë, thatë se nuk doni ta zhgënjeni popullin dy herë, duke pasur parasysh dëshirën e Shën Gjon Palit II, që deshi të shkonte për vizitë në Irak për Jubileun e 2000-it e nuk mundi”. Pastaj edhe falënderimi për zgjedhjen e një numri të madh gazetarësh për ta shoqëruar, duke kujtuar se në fluturimin papnor ishin të pranishëm 74 gazetarë, nga 15 vende, 14 prej të cilëve, për herë të parë.

Papa dhe Çmimi “Maria Grazia Cutuli” 2021

Gjatë fluturimit, Papës iu dorëzuar edhe diploma, që sanksionon vlerësimin me Çmimin gazetaresk kombëtar italian “Maria Grazia Cutuli” 2021, në  njëzet vjetorin e vdekjes, në Jallabad të Afganistanit. Në çertifikatën shoqëruese për Papën shkruhet: “I dërguar i posaçëm që, duke ngrënë shojet e këpucëve, përshkon rrugët e botës në emër të fesë, vëllazërimit e paqes”.

Tani pritet fjalimi i parë, që Papa do ta shqiptojë në Sallonin e Pallatit presidencial, gjatë takimit me autoritetet, shoqërinë civile e Trupin Diplomatik.

05 mars 2021, 14:25