杏MAP导航

K?rko

 Avioni papnor n? fluturim drejt Irakut Avioni papnor n? fluturim drejt Irakut 

Kuriozitet: avioni i Pap?s, me gjith? shtegtar?t e vaksinuar

Avioni me t? cilin shtegtonte Papa, m? 5 mars, drejt Irakut, nj? AZ4000 Rom?-Bagdad, ishte i pari n? bot? me t? gjith? shtegtar?t e vaksinuar kund?r Covid-19.

R. SH. - Vatikan

Avioni me të cilin shtegtoi Papa, më 5 mars, drejt Irakut, një AZ4000 i Alitalias Romë-Bagdad, ishte i pari në botë me të gjithë shtegtarët e vaksinuar kundër Covid-19. Rreth 130 vetë - duke nisur nga Papa, për të vijuar me grupin shoqërues vatikanas, rreth 70 gazetarët, personelin e shoqërisë ajrore dhe punonjësit e sigurimit - ishin të vaksinuar, kur u paraqitën, heret në mëngjes, në pistën e aeroportit të Fiumicinos, për të nisur një shtegtim, që do të mbetet në histori. Ishte shtegtimi i parë ndërkombëtar i Papës në Irak, i pari pas shpërthimit të pandemisë e i pari edhe që nisej për fluturimin e gjatë me të gjithë shtegtarët e vaksinuar. Kur Airbus A330 preku tokën e Irakut, hyri në histori edhe për këtë kuriozitet! 

08 mars 2021, 10:01