杏MAP导航

K?rko

Kardinali Leonardo Sandri n? Radio Vatikan? Kardinali Leonardo Sandri n? Radio Vatikan? 

Kardinali Sandri: Papa n? Irak, p?r t? ?uar g?zim e ngush?llim

B?hen p?rgatitjet e fundit p?r shtegtimin e Pap?s Fran?esku n? Irak, nga 5 deri m? 8 mars. Papa shkon n? nj? vend t? plagosur thell? nga lufta e nga dhuna, ku do t? takohet me pakic?n e krishter? dhe me p?rfaq?suesit e feve t? tjera. Mbi arsyet e k?saj vizite, me ne, kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregat?s p?r Kishat lindore

R. SH. - Vatikan

Mbarë Iraku e pret me padurim vizitën e Papës Françesku, nga 5 deri më 8 marsi i ardhshëm. Në Vendin e Gjirit, pas vitesh të gjata konflikti e dhune, që e  dërmuan popullsinë civile, Papa do t’i çojë ngushëllimin e tij  pakicës së krishterë, por pa përjashtuar asnjë irakian. Gjatë vizitës, Papa do të ketë rast t’i takojë edhe përfaqësuesit e feve të tjera. Kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat lindore, në intervistën dhënë Radios sonë, uron që shtegtimi i Papës Françesku të mos jetë çast kujtimesh të trishtueshme, por shenjë gëzimi e shprese për gjithë Irakun e irakianët:

“Nuk do të dëshiroja që shtegtimi i Papës në Irak të mbështillej me hije trishtimi. Duhet të jetë shtegtim nën shenjën e gëzimit, sepse gëzim dëshiron t’i çojë Papa këtij populli, që duhet të dalë nga atmosfera e luftës. Gëzimin popullit, Kishës katolike, të gjithë irakianëve. E kumtimin e ngushëllimit, të paqes, të admirimit për të gjithë ata, që vuajtën. Ky mesazh është posaçërisht për të krishterët e katolikët, për ata, që e dëshmuan fenë e tyre deri në dhurimin e  gjakut, e për ipeshkvijtë, për barinjtë, që mbetën besnikë e nuk u larguan nga këto troje të gjakosura nga lufta, përdhunimet, bombardimet, persekutimet. Mbetën në krye të detyrës, gjithnjë në shërbim të besimtarëve të tyre. Do të jetë, pra, shtegtim  gëzimi, ngushëllimi, pjesëmarrjeje, miqësie me gjithë Kishën katolike, me gjithë popullin, të krishterë e myslimanë!”.

 

20 shkurt 2021, 12:36