杏MAP导航

K?rko

Logoja  e shtegtimit n? Irak Logoja e shtegtimit n? Irak  

Basel Yaldo: “Hera e par? q? nj? Pap? shkel n? Irak: ngjarje historike”

Vijojn? p?rgatitjet p?r shtegtimin e Pap?s n? vendin aziatik. Ipeshkvi-ndihm?s i Bagdadit, koordinator i p?rgjithsh?m i vizit?s p?r Kish?n irakiane, pohon: “Ati i Shenjt? vjen p?r t’i sjell? shpres? nj? populli tejet t? vuajtur. Me t?, mund t? vij? edhe paqja.

R. SH. - Vatikan

“E presim Papën në Irak me gjithë zemër”. Imzotit Basel Yaldo, ipeshkëv-ndihmës i Bagdadit e koordinator i përgjithshëm i shtegtimit për Kishën irakiane, i dridhet zëri nga emocioni kur kujton vizitën e Papës, parashikuar për 5 deri më 8 marsin e ardhshëm. Për herë të parë një pasardhës i Shën Pjetrit shkel në këtë vend të Azisë përendimore. “Pritje e gjatë, kjo, prej dhjetra vitesh” - kujton.

 Shpresë për mbarë popullin

Motoja e zgjedhur për shtegtimin përmbledh, në një frazë të vetme, dëshirat dhe ëndrrat e një populli të tronditur rëndë nga luftërat e të torturuar nga atentatet terroriste: “Jeni të gjithë vëllezër!”. E në logo, mbi këtë frazë, fluturon pëllumbi i bardhë, simbol i paqes. Ne e duam këtë paqe e jemi të sigurt se vizita e Papës Françesku do t’i mbushë me shpresa të gjithë irakianët, e jo vetëm të krishterët” - pohon Basel Yaldo.

Gjatë etapave të shtegtimit, Papa do të shkelë në kryeqyet, Bagdad, por edhe në Najaf, Ur, Erbil, Mosul e Karakosh. Imzot Basel Yaldo shpjegon  se “në Ur të Kaldejve, prej nga u nis Abrahami për misionin, që ia ngakroi vetë Zoti, do të takohen të gjitha fetë e pranishme në Irak, e edhe do të luten  së bashku. Në Mosul, qytet ku banojnë shumica e të krishterëve të Kombit, Papa do të lutet për viktimat e dhunës, që u masakruan gjatë pushtimit të Isisit: nga kjo tokë ikën mbi 120 mijë të krishterë brenda një nate të vetme, duke i braktisur strehët stërgjyshore, për të mos rënë mbi gërmadhat e  tyre”.

Në fshatin, që ndihmoi të krishterët

Në Karakosh, pastaj, Papa Françesku do t’u sjellë solidaritetin e Kishës atyre, që u përkulën mbi vuajtjen e të tjerëve: “Është fshati i vogël i krishterë i Rrafshit të Ninives, që i ndihmon pa kursim të krishterët e shpërngulur, me dëshirën që të rikthehen në trojet e tyre - shpjegon Basel Yaldo - duke shtuar edhe se etapa e Erbilit, ku do të kremtohet Mesha Shenjte, do të jetë dëshmi konkrete, që tregon se Françesku “shkel në këto troje të  vaditura me gjak të pafajshëm, për mbarë popullin e Irakut, pa kurrfarë dallimi”.

16 shkurt 2021, 12:38