杏MAP导航

K?rko

1601807719146.JPG

Papa u dhuron besimtar?ve enciklik?n “Fratelli tutti” botuar n? “L’Osservatore Romano”

V?llaz?rimi dhe kujdesi p?r gjith?sin? jan? rruga e vetme p?r zhvillimin e gjithansh?m e p?r paqen. Pas lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, Papa Fran?esku u dhuroi besimtar?ve kopjen e enciklik?s “Fratelli tutti”, n?nshkruar dje n? Asizi. Me botimin e saj, rifillon shp?rndarja e versionit n? let?r t? gazet?s vatikanase “L’Osservatore Romano”, e cila, gjat? mbylljes p?r shkak t? koronavirusit, botohej vet?m n? internet.

R.SH. - Vatikan

“Dje isha në Asizi për të nënshkruar enciklikën e re , kushtuar vëllazërimit dhe miqësisë shoqërore”: kështu tha sot Papa Françesku, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, në mesditë, në Vatikan. “Ia ofrova Zotit mbi varrin e shën Françeskut - shpjegoi ai - nga i cili mora frymëzim, ashtu si për enciklikën e mëparshme ‘Laudato sì’”.

         “Shenjat e kohës – theksoi Papa - tregojnë qartë se vëllazërimi njerëzor dhe kujdesi për gjithësinë përbëjnë rrugën e vetme drejt zhvillimit të gjithanshëm dhe paqes, siç kanë thënë edhe Papët e shenjtë Gjoni XXIII, Pali VI dhe Gjon Pali II… Sot, juve që ndodheni në shesh, e, edhe jashtë sheshit, me gëzim ju dhuroj enciklikën e re në botimin e jashtëzakonshëm të L’Osservatore Romano - shtoi Ati i Shenjtë, duke iu drejtuar besimtarëve. - E me këtë botim, rifillon edicioni i përditshëm në letër i gazetës ‘L’Osservatore Romano’. Shën Françesku shoqëroftë udhën e vëllazërimit në Kishë, ndërmjet besimtarëve të çdo feje dhe ndërmjet të gjithë popujve”, përfundoi Papa.

Koha e Krijimit

         Papa kujtoi edhe se Koha e Krijimit, e cila filloi 1 shtatorin e kaluar mbaron sot. “kremtuam një 'Jubile për Tokën' së bashku me vëllezërit tanë nga Kisha të ndryshme të krishtera”. Ati i Shenjtë përshëndeti përfaqësuesit e Lëvizjes botërore katolike për klimën, rrethet e ndryshme të “Laudato si’” dhe shoqatat e impenjuara në udhë drejt ekologjisë së gjithanshme.

Rojet Zvicerane

         Papa u drejtoi një përshëndetje të veçantë edhe familjarëve të rekrutëve të rinj të Rojes Papnore Zvicerane, të cilët erdhën në Romë për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme të betimit. “Këta djem - tha ai - janë të mirë! Roja Zvicerane e kalon një pjesë të jetës në shërbim të Kishës e të Papës. Janë djem të mirë që vijnë këtu për dy, tre, katër vjet e më shumë. Ju kërkoj një duartrokitje të ngrohtë për Rojen Zvicerane”.

I Lumi Olinto Marella

         Mendimi i Papës pas lutjes së Engjëllit të Tënzot shkoi edhe në kremtimin e sotëm në Bolonjë, për lumnimin e don Olinto Marella, një prift nga dioqeza e Chioggia-s, “bari sipas zemrës së Krishtit, baba i të varfërve, mbrojtës i të dobtëve”. “Le të jetë dëshmia e tij e jashtëzakonshme model për shumë meshtarë, të thirrur për të qenë shërbëtorë të përvuajtur dhe të guximshëm të popullit të Zotit”.

Stella Maris

         Së fundi, Ati i Shenjtë kujtoi një përvjetor të veçantë: më 4 tetor, 100 vjet më parë, lindi në Skoci vepra "Stella Maris" në mbështetje të detarëve. “Në këtë përvjetor të rëndësishëm, inkurajoj kapelanët dhe vullnetarët të dëshmojnë me gëzim praninë e Kishës në porte, ndërmjet detarëve, peshkatarëve dhe familjeve të tyre”.

04 tetor 2020, 12:51