杏MAP导航

K?rko

2020.10.03 Celebrazione della Santa Messa e firma dell?  Enciclica ?  Fratelli tutti?   alla tomba di San Francesco 2020.10.03 Celebrazione della Santa Messa e firma dell???Enciclica ???Fratelli tutti??? alla tomba di San Francesco 

Enciklika Papёs: nj? mesazh drejtuar mbarё bot?s

N? n?nshkrimin e Enciklik?s, "Fratelli tutti", n? Asizi, mori pjes? e gjith? familja e madhe fran?eskane. "Nj? moment historik jetuar me thjesht?si," tha Fra Carlos Alberto Trovarelli, Minist?r i P?rgjithsh?m i Rendit t? Fret?rve tё Vegj?l Konventual q? nga 2019.

R.SH. - Vatikan

Emocion i madh në Asizi, që sot e priti për të katërtën herё Papën Bergoglio, në pragun e festës sё Shёn Françeskut, mbrojtësit qiellor tё Italisë, për nënshkrimin e Enciklikës sё re “Fratelli tutti”, një moment i veçantё dhe i paharrueshëm jetuar me pjesëmarrje të madhe nga e gjithë familja françeskane dhe nga pjesëmarrësit, qё ishin tё pranishëm nё këtë ditë tё sotme historike kishtare në qytetin e vogël të Varfanjakut tё Asizit. Një ngjarje e rëndësishme, tё cilёn e jetuam në thjeshtësi të madhe me Papën, tha Fra Carlos Alberto Trovarelli, Ministër i Përgjithshëm i Urdhrit tё Fretërve tё Vegjël Konventual.

Përqafimi i Papës.

Ishte po aq emocionuese, pohoi Fra Trovarelli, kur e dëgjuan Papën, qё falënderoi të gjithë ata që bashkëpunuan në përkthime të ndryshme të enciklikës "Fratelli tutti", versioni origjinal i së cilёs është në spanjisht. Ishte një gjest i rëndësishëm e domethënës që na bën të kuptojmë se sa të rëndësishëm janë të gjithë për Papën Françesku. E njëjta gjë ndodhi në fund të Meshës, kur Ati i Shenjtë Bergoglio pati një dialog të shkurtër me secilin nga ata që ishin të pranishëm. Pra është e bukur dhe emblematike qё kjo ditë e madhe e paqes për të mbarë njerëzimin, përfundon Fra Trovarelli, u mbajt nё Asizi, nё tokёn e Shën Françeskut.

03 tetor 2020, 18:32