杏MAP导航

K?rko

Udh?timi i Pap?s n? Tajland? e Japoni, n? nj? minut

N? gjasht?dhjet? sekonda, pamjet m? t? bukura t? udh?timit t? 32-t? apostolik t? Pap?s Fran?esku n? Azi. ?aste t? fuqishme dhe t? g?zueshme nga p?rqafimi i Atit t? Shenjt? me pakic?n katolike tajlandeze dhe japoneze.

R.SH. - Vatikan

Filluar më 19 nëntor, me nisjen nga Roma, udhëtimi i 32-të apostolik i Papës Françesku në Tajlandë dhe Japoni u karakterizua nga përqafimi plot dashuri i popullsive të dy vendeve aziatike për Atin e Shenjtë.

         “Dishepuj të Krishtit, dishepuj misionarë” - motoja e etapës tajlandeze - e cila kujton 350-vjetorin e themelimit të Vikariatit Apostolik të Siamit, ngritur më 1669. Në Bangkok, i rëndësishëm takimi me Kryepatriarkun e Budistëve, në tempullin Wat Ratchabophit Sathit Maha Simaram, ku u ritheksua impenjimi i feve në promovimin e paqes dhe të vëllazërimit.

         Në Japoni, paqja ishte lajtmotivi i vizitës me moton “Mbrojtja e jetës”. Prekëse, takimet me të mbijetuarit e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, si edhe me ata të katastrofës së trefishtë të vitit 2011: tërmeti, tsunami dhe aksidenti bërthamor i Fukushimës. Fjalët e Papës ishin të fuqishme: “përdorimi dhe mbajtja e armëve bërthamore janë të pamoralshme”.

26 n?ntor 2019, 14:14