杏MAP导航

K?rko

 Papa n? avion me gazetar?t Papa n? avion me gazetar?t 

Papa n? avion, me gazetar?t: b?jini t? njohura n? Per?ndim k?to kultura t? larg?ta

Avioni, q? e ?onte Pap?n Fran?esku n? Tajland?, etap? e par? e shtegtimit t? tij t? 32-t? apostolik, u shk?put nga aeroporti i Fiumicinos n? or?n 19.15. Arriti n? Bangkok n? or?n 12.30 me or?n vendase, 6.30 me at? italiane. Sot nuk parashikohen takime zyrtare. Papa do t? jet? n? Tajland? deri m? 23 n?ntor, dat? kur do t? vijoj? shtegtimin e tij apostolik n? drejtim t? Japonis?.

R. SH. - Vatikan

Papa tashmë është në Tajlandë, etapa e parë e shtegtimit të tij të 32-të apostolik, i katërti në Azinë lindore, që do të përfundojë në Japoni. Gazetarëve, që ishin me të në avion, para se t’i përshëndeste personalisht, u tha:

“Mirëmbrëma e faleminderit për shoqëriminm në këtë udhëtim. Ju falënderoj për punën tuaj. U bën shumë mirë njerëzve të informohen, t’i njohin këto kultura, që janë larg Perëndimit”.

Në shtegtim, drejt një bote të largët

Avioni papnor u nis në orën 19.15, me një çerek ore vonesë, nga aeroporti i Fiumicinos. Arriti në Bangkok në orën 12.30 me orën vendase (6.30 në Itali). Në aeroportin romak Papa, para se të ngjitej në avionin  e Alitalias, një Airbus A330, i pagëzuar me emrin “Giovanni Battista Tiepolo”, përshëndeti autoritetet civile e fetare, që kishin dalë për ta përcjellë.  Pastaj, si zakonisht, me çantën e zezë  në dorën e  majtë, ngjiti shkallët për të hyrë në avion. Para se të hynte, u përshëndet me komandantin e avionit, Alberto Colautti dhe asistentët e fluturimit, që po e prisnin. Së fundi, u kthye nga autoritetet e pranishme në tokë për një përshëndetje.

Para nisjes, takimi me dhjetë të moshuar

Para se të nisej, Papa u takua, në Shën Martë, me dhjetë të moshuar, të strehuar nga Motrat e Vogla të të Varfërve në San Pietro in Vincoli. Grupi shoqërohej nga Lëmoshtari papnor, kardinali Konrad Krajewski.

 

20 n?ntor 2019, 12:14