Papa bekon 25 gur? p?r kishat e reja tajlandeze
Akti i fundit i vizit?s s? Pap?s Fran?esku n? Tajland?: bekimi i gur?ve p?r kishat e reja dhe falenderimet.
R.SH. - Vatikan
Akti i fundit i vizitës së Papës Françesku në Tajlandë, gjatë udhëtimit të tij të 32-të apostolik, ishte bekimi i 25 gurëve të themelit për kishat e reja të vendit.
Në përfundim të meshës, Papa Françesku falenderoi të gjithë ata, që e bënë të mundur udhëtimin e tij, sidomos mbretin Rama X, qeverinë, autoritetet e vendit, ipeshkvijtë e kardinalin Francis Xavier, si edhe meshtarët, rregulltarët e të gjithë besimtarët e vullnetarët, ndërmjet të cilëve të rinjtë ishin pjesë e rëndësishme. Ati i Shenjtë falenderoi edhe të sëmurët e të burgosurit dhe u kërkoi të gjithëve të luten për të.
22 n?ntor 2019, 15:06