杏MAP导航

K?rko

Bangkoku, gati p?r takimin me Pap?n

Nd?rmjet tradit?s e risis?: k?shtu p?rgatiten disa nga vendet e kryeqytetit tajlandez, q? do t’i vizitoj? Papa.

R. SH. - Vatikan

Stadiumi kombëtar i Bangkokut përgatitet ta presë Papën Françesku, që nesër do të kremtojë aty Meshën Shenjte! Do të jetë ngjarja e fundit e një dite të ngarkuar me një mori takimesh. Në mëngjes, Françesku do të takojë autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik në Governmental House  të kryeqytetit tajlandez, do të vizitojë Kryepatriarkun e budistëve, në tempullin Wat Ratchabophit Sathit Maha Simaram e do të takojë të sëmurët në Spitalin St.Louis.

Pasdite, para Meshës, do të pritet në vizitë private nga mbreti i Tajlandës, Rama X.

Programi i së premtes

Të premten, 22 nëntor, Papa do të shtegtojë në Shenjtëroren e të Lumit Nicolas Bunkerd Kitbamrung, do të takohet me meshtarët tajlandezë në famullinë e Shën Pjetrit e me ipeshkvijtë tajlandezë dhe aziatikë. Pasdite, vizita në universitetin Chulalongkorn, ku do të takohet me liderët e krishterë dhe të feve të tjera. E pastaj, Mesha me të rinjtë, në katedralen  e Zojës të Ngjitur në Qiell, etapa e fundit para nisjes drejt Japonisë.

20 n?ntor 2019, 12:59