杏MAP导航

K?rko

1574573664909.JPG

Mesha e Pap?s n? Nagasaki: ta d?shmojm? fen? me jet? e me vepra

N? Nagasaki Papa Fran?esku kremtoi Mesh?n e par? q? nga mb?rritja e tij n? Japoni. Nga plag?t e s? kaluar?s dhe nga p?rvoja e dhimbjes s? p?rjetuar k?tu, lartohet thirrja e Pap?s p?r t? ngritur z?rin n? mbrojtje t? t? gjith? atyre q? vuajn?, q? jan? t? pafajsh?m, viktimave t? luft?rave t? dje dhe sot. Dhembshuria – tha Papa-nd?rton histori, dhe shp?timi i Krishtit u ofrohet t? gjith?ve.

R.SH. - Vatikan

Impenjimi i fundit i Papës Françesku në Nagasaki, pas mesazhit të tij kundër armëve bërthamore e pas homazheve për shenjtorët martirë japonezë, ishte Mesha në stadiumin e bejsbollit për besimtarët katolikë, që janë një pakicë fare e vogël në Japoni. Ati i Shenjtë komentoi pjesën ungjillore të kësaj dite, e cila flet për hajdutin e mirë, që besoi në Krishtin e fitoi Parrizin. Por, ungjilli flet edhe për mënyrën si e trajtuan judenjtë Jezusin në kryq, duke e përqeshur dhe duke e pështyrë, e Papa bëri një paralelizëm me ata martirë, që dhanë jetën në Japoni, në mënyrë që besimi në Krishtin të mos shuhej.

“Këto troje, – theksoi Papa – si pak të tjera, provuan aftësinë shkatërrimtare, ku mund të arrijë njeriu. Prandaj, si hajduti i mirë, duam të jetojmë çastin, në të cilin ta ngremë zërin për të dëshmuar fenë tonë, në mbrojtje e në shërbim të Zotit - të Pafajshmit që vuan. Duam ta shoqërojmë në kalvarin e Tij, ta mbështesim në vetmi e në braktisje e, të dëgjojmë, edhe një herë, se shëlbimi është fjala, që Ati Qiellor dëshiron t’ua ofrojë të gjithëve: ‘Sot do të jesh me mua në Parriz’”.

Në gjurmët e shën Pal Mikit me shokë, martirë japonezë

Ashtu si hajduti i mirë, e dëshmuan fenë e tyre edhe shën Pal Miki me shokë, martirët japonezë, të cilët Papa i nderoi pak para meshës, në Monumentin, që iu kushtua. Shën Pal Miki, jezuit, është rregulltari i parë katolik japonez, predikatar i njohur. Kur filloi persekutimi kundër të krishterëve, në fund të 1500-ës, Pal Miki u arrestua në Osaka, në dhjetor 1596 e, së bashku me disa misionarë të huaj e të krishterë të tjerë japonezë, u detyrua të shkojë në këmbë në Nagasaki, ku do të ekzekutohej. Pas një rruge prej 800 km, në dimrin e acartë të Japonisë, me të mbërritur në kodrën Nishizaka, ata u kryqëzuan e, pas një agonie të gjatë, gjetën fundin nga heshta e ushtarëve të shogunit Hideyoshi. Vdiqën, pa e humbur fenë e duke i falur persekutuesit.

“Mbi gjurmët e tyre duam të ecim – ngriti zërin Papa Françesku, gjatë meshës në Nagasaki – pas hapave të tyre duam të shkojmë për të dëshmuar me guxim se dashuria e dhuruar, e flijuar dhe e kremtuar nga Krishti në kryq është në gjendje të ngadhënjejë mbi urrejtjen, egoizmin, fyerjen e shmangien qëllimkeqe; është në gjendje të ngadhënjejë mbi pesimizmin e mefshët, ose mbi mirëqënien narkotizuese, që paralizon çdo veprim e vendim të mirë”.

Si hajduti i mirë, të mos heshtim

 “Feja jonë është në Zotin e të gjallëve”, vijoi më pas Papa Françesku, duke nënvizuar se Krishti është gjallë edhe sot e kësaj dite e na do të gjallë e aktivë në shoqëri, për të qenë tharm i Mbretërisë së Tij. “Mbretëria e Qiellit – vërejti Ati i Shenjtë – është horizonti ynë i përbashkët, horizont, që s’mund të jetë vetëm për të nesërmen, por duhet jetuar sot”, duke kapërcyer indiferencën për të sëmurët, të gjymtuarit, të moshuarit, të braktisurit, refugjatët e të huajt, tek të cilët duhet të shohim fytyrën e Krishtit. E duke pasur parasysh bombën atomike, që shpërtheu në këtë qytet gjatë Luftës II Botërore, Papa Françesku përfundoi:

“Nagasaki mbart në shpirt një plagë të vështirë për t’u shëruar, shenjë e vuajtjes së pashpjegueshme të shumë të pafajshmëve; viktima të prekura nga luftrat e djeshme, që vuajnë edhe sot për këtë Luftë III Botërore pjesë-pjesë. Le t’i ngremë këtu zërat, në një lutje të përbashkët për të gjithë ata, që sot, po e vuajnë në trupin e tyre këtë mëkat, i cili kërkon gjyq para Zotit. Të lutemi edhe që të jenë gjithnjë e më të shumtë ata, të cilët, ashtu si hajduti i mirë, janë të aftë të mos heshtin e të mos përqeshin, por të profetizojnë me zërin e tyre një mbretëri vërtetësie dhe drejtësie, shenjtërie e hiri, dashurie e paqeje”.

24 n?ntor 2019, 08:07