杏MAP导航

K?rko

杏MAP导航 Francis' Angelus prayer 杏MAP导航 Francis' Angelus prayer 

Papa: lutuni pёr Sinodin mbi Amazon?n, ta jetojm? v?llaz?risht

Papa, gjatё lutjes sё Engj?llit Tёnzot, u k?rkoi besimtar?ve e shtegtar?ve nga e gjith? bota t’i luten Zotit p?r Sinodin mbi Amazon?n. "Ju k?rkoj ta shoq?roni k?t? ngjarje t? r?nd?sishme kishtare me lutje, n? m?nyr? q? t? mund t? jetoj? n? bashk?sin? v?llaz?rore dhe nё bindjen e Shpirtit Shenjt, i cili gjithmon? na i tregon udh?t pёr tё d?shmuar Ungjillin”.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, gjatё lutjes sё Engjëllit Tёnzot  kremtuar nё mesditë, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, u kërkoi besimtarëve e shtegtarëve nga e gjithë bota t’i luten Zotit për  Sinodin mbi Amazonën.

"Vëllezër e motra të dashura”, tha Papa, " posa përfundoi në Bazilikën e Shën Pjetrit kremtimi Eukaristik me të cilin filluam Asamblenë e Jashtëzakonshme tё Sinodit tё Ipeshkvijve pёr Rajonin Panamazonik. Për tre javë Etërit e Sinodit, të mbledhur rreth pasardhësit të Pjetrit, do të reflektojnë mbi misionin e Kishës në Amazonë, mbi ungjillëzimin dhe nxitjen e një ekologjie integrale".

"Ju kërkoj ta shoqëroni këtë ngjarje të rëndësishme kishtare me lutje, në mënyrë që të mund të jetojë në bashkësinë vëllazërore dhe nё bindjen  e Shpirtit Shenjt, i cili gjithmonë na i tregon udhët pёr tё dëshmuar Ungjillin”, nënvizoi Ati i Shenjtё Françesku.

Feja nuk është diçka për të treguar me mendjemadhësi, kjo porosia e Papës Françesku gjatë lutjes sё Engjëllit Tёnzot. "Feja qё krahasohet me farën e sinapit”, tha Papa, duke kujtuar fjalët e Ungjillit tё sotëm, është një fe që nuk është mendjemadhe dhe e sigurt nё vetvete"; nuk është feja e njerëzve që "pretendojë të jetë besimtar tё mëdhenj dhe nganjëherë bëjnë një figurë vërtet tё keqe, negative"; përkundrazi, feja e vёrtetё  "në përulësinë e vet ndjen se ka nevojë të madhe për Zotin dhe, në përulësi, mbështetët me besim të plotë në Të.

Është feja që na jep aftësinë t’i shohim me shpresë ngjarjet e ndryshme të jetës, që na ndihmon t’i pranojmë humbjet dhe vuajtjet, me dijeninë që e keqja kurrë nuk e ka, – tha Papa - fjalën e fundit".

Papa Françesku në përfundim tё lutjes së Engjëllit Tёnzot i ftoi besimtarët t’i luten Zotit për punimet e Sinodit tё Ipeshkvijve kushtuar rajonit Panamazonik, i cili u hap sot para dite me Meshën e Shenjtë e që nesër në mëngjes fillon punimet.

06 tetor 2019, 18:08